Parantezë
E marr me mend se duke parë flakët në trupin e Gjergj Ndrecës dhe Lirak Bejkos shumë njerëz në Shqipëri dhe në botë kujtojnë studentin njëzet e një vjeçar çek, Jan Palach, i cili i vuri flaken vetes në qendër të Pragës në vitin 1969 për të protestuar kundër represionit sovjetik.
Unë po kujtoj ndërkaq edhe vetëdjegien e tmerrshme në pyjet e Pukës të Lukë Ndue Lleshit në 11 korrik të vitit 1987. I internuar në Tepelenë qysh fëmijë bashkë më të vëllanë, Zefin, ngaqë rregjimi komunist u kishte vrarë babanë, i burgosur pastaj për tentativë arratisjeje, i munduar fi zikisht e shpirtërisht deri në pikën ku qënia njerëzore e ka të vështirë të mbajë, Luka e la më në fund luftën që kishte bërë deri atëhërë dhe vendosi të bëntë një kryengritje tjetër, kryengritjen goditëse, fi nale: u fut thellë në pyll, përgatiti turrën e shkarpave dhe degëve, e ndezi, priti derisa fl akët morën mirë dhe u hodh në to për tu djegur si askush tjetër në rracën tonë dhe si pakush tjetër në lëmshin tokësor.
Janë kaq të rralla tentativat e vetvrasjes me djegie dhe duket e drejtë ajo që thonë psikologët se mendimi mbizotërues i përsonit që e ndërmerr këtë veprim nuk është vetvrasja, por revolta, qëndresa, kundërveprimi.
Jan Palach ishte vetëm një djalosh i imët përballë ushtrive të traktatit të Varshavës që kishin pushtuar e shkelur me këmbë pranverën e parë të lirisë në atdheun e tij. Por ai i sfidoi ato dhe fitoi historinë. Lukën tonë të Pukës nuk e morën e nuk mund ta merrnin gazetat sepse Shqipëria ishte vendi më i mbyllur i planetit. I pagëzuar martir në hirin e trupit të vet, ku siç e pat qarë e ëma në varrim, “s’paskam ku me të lidh sahatin”, Lukë Ndue Lleshi është një emër që i ka dalë nga kthetrat harresës por nuk ka marrë ende kujtesa kombëtare, së cilës vijon t’i thërrasë që nga amshimi.
NJË KRIZË E VJETËR KOMUNIKIMI DHE TËHUJËZIMI
Një çerek shekulli më vonë kemi rastin e dytë dhe të tretë të vetëdijegies në Shqipëri. Janë sërish dy të përndjekur politikë nga diktatura, Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko, por në kushte të tjera, kur vendi ka më shumë se dy dekada që ka vendosur pluripartitizmin. Gjergji dhe Liraku ndërmorën një veprim ekstrem revolte kundër një qeverie të cilën e kanë konsideruar të tyrën për shumë kohë dhe kundër një kryeministri të cilin Gjergji ka thënë se e kishte mbështetur e dashur si Jezu Krishtin.
Në këtë kuptim akti i tyre ka ngarkesën e rëndë të zhgënjimit, gjë që e bën akoma më dramatik e më të hidhur. Jemi përpara valës më të re të përballjes ciklike me qeverinë dhe kryeministrin Sali Berisha të kësaj shtrese që kësaj radhe me sa shihet përfaqësohet me gjeneratën më të re të ish të përndhekurve, domethënë me disa që ishin më të rinj se shumë bashkëvuajtës të tjerë kur fituan lirinë.
Nuk mund ta dimë me saktësi cilën hakmarrje projektuan Gjergji dhe Liraku me flakët që ndezen në trupat e tyre përkatësisht në ditën e shtatëmbëdhjete dhe në ditën e njezetë të grevës së urisë.
Por akti i tyre i jashtëzakonshëm nxjerr në pah një krizë të vjetër të komunikimit të PD-së, më saktë të kryetarit të saj, me shtresën e të përndjekurve politikë të diktaturës, si shtresa më e afërt me ketë parti dhe si pjesë integrale e saj për shumë vite.
Me vizionin e tyre të lirisë, të përndjekurit nuk e kanë patur ndonjëherë problem që partinë e parë legale antikomuniste në Shqipëri nuk e themeluan dot vetë. Ashtu ishin rrethanat e kohës. Ata i kanë mbështetur qysh prej fillimit me gjithë shpirt studentët e dhjetorit 1990 , pedagogët e tyre dhe intelektualët e tjerë, që u bënë drejtues të lartë të PD-së edhe pse disa kishin mbajtur teseren e Partisë së Punës. Por nga ana tjetër, Berisha i ka patur gjithnjë problem qëndrimet e lira që kanë mbajtur në periudha të caktuara individët dhe grupet që vinin nga kjo shtresë.
Nuk u ka njohur elementaren Berisha këtyre njerëzve: statusin e njerëzve të lirë e të fortë, këtë lloj titulli pa dekrete që nuk jepet as me medalje, as me shpërblime por vetëm në formën e lartë të repektit për mendimin e lirë. Në mos atyre që kanë sakrifikuar për të, kujt tjetër mund t’i respektohet më shumë liria e mendimit?
Në të gjithë llojet e protestave dhe grevave që kanë zhvilluar të përndjekurit politikë të diktaturës që nga viti 1994 e këndej, Berisha dhe gjithë pushtetet e tjera që kanë derivuar prej tij kanë folur me ta me gjuhën e dhunës fizike e verbale, me gjuhën e zhantazhit, përbaltjes dhe shpifjeve, me gjuhën e denigrimit, distances dhe mbylljes së gojës.
Koha ka bërë te veten. Sot nuk ka e nuk mund të ketë më nxjerrje me dhunë të ish të përndjekurve nga greva, si në gusht të vitit 1994, fjala vjen. Kanë evoluar format e reagimit qeveritar. Por një gjë ka mbetur siç ka qenë qysh prej fillimit: Berisha vazhdon të ketë një qasje populiste dhe klienteliste me këtë shtresë, vazhdon t’i shohë si njerëz të manipuluar nga kundërshtari i tij politik të gjithë të përndjekurit që nuk i fërkojnë krahët, që nuk janë dakord me të, që protestojnë kundër tij.
Është vërtetë shumë e rendë që kryeministrit i vendit, njeriu që në dhjetorin e vitit 1990 ka vënë gurin e tij të veçantë në themelet e shoqërisë së lirë shqiptare, të mos shohë gjekundi, as dje, as sot, njerëz të lirë në këtë vend, por vetëm vegla, vetëm të manipuluar nga kundërshtari, vetëm pijanecë, vetëm interesaxhinj e shurmaxhinj. Të reduktosh botën në dy njerëz, ku njëri prej tyre je ti dhe tjetri vegimi i kundërshtarit tënd, pra prapë ti, kjo është të jetosh plotësisht jashtë realitetit, në një delir të paskajshëm.
Në këtë kontekst, shpërthimet e Gjergj Ndrecës dhe Lirak Bejkos dhe vetë greva e urisë nuk janë të çastit, por një dramë e thellë që ka ardhur duke u mbledhur jave pas jave e muaj pas muaji piksëpari si një reagim ndaj një kontrate të deformuar e të prishur nga qeveria. Nëse marrim vetëm aspektin e kompensimit ekonomik dhe meqë jemi te rasti i Gjergj Ndrecës, qeveria në vend që të vinte vetulla nxorri edhe sytë këto ditë kur me demek hapi letrat për t’i treguar popullt ( në fakt për t’i mbyllur gojën Gjergjit) sa paska marrë ky njeri.
Po të llogarisim vlerën reale të letrave me vlerë të para shumë vjetëve dhe tre mije dollarët që paska marrë marrë nga kësti i parë i bie që ky ish i burgosur të ketë marrë gjatë këtyre 22 vjetëve të shoqërisë së lirë rreth 3500 dollarë maksimumi, një shumë që një pjestar i klientelës qeveritare të kazioneve e hedh në lojë me një dorë në raundin e radhës pa iu dridhur çerpiku. Kishin nevojë për këto shifra për të kuptuar më mirë të gjithë, edhe ata që mendojnë se po na hanë të përndjekurit, të vërtetën e kompensimit të tyre.
Të përndjekurit, sikurse qytetarët e tjerë në këtë vend kanë parë e po shohim si është thelluar përtej çdo logjike hendeku midis tyre dhe pushtetarëve të pasuruar me korrupsion dhe forma të tjera të paligjshme. Të përndhekurit kanë pikasur diçka të paqartë, për të mos thënë një mashtrim në manovrat e qeverisë për të fituar kohë në lidhje me kompensimin. Duke e shtruar shqetësimin e tyre me protesta dhe më grevë urije, ata u përballen sërish me krizën e vjetër të komunikimit me pushtetin e Berishës, një krizë që tashmë, me kalimin e viteve, është më shumë se kaq: është tëhujëzim, është krizë marrëdheniesh, krizë kulturash të ndryshme.
Më mirë se asgjë tjetër këtë raport e tregojnë deklaratat të Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës kur thonë nuk negociojmë sepse grevistët kanë bërë deklarata politike. Domethënë të përdjekurit politikë në diktaturë e paskan me dëm të flasim politikisht në demokraci! A mund të ketë aburditet më të madh.?
Qeveria, në të gjitha rastet dhe ca më shumë sot kur po kontestohet nga grevistë që e kanë votuar, ka detyrimin t’i trajtojë me qetësi dhe realizëm kërkesat e tyre. Nuk e mohon kush se janë bërë disa gjëra të kaluarën. Nuk dyshon kush se të përndjekurit nuk janë egiostë dhe irracionalë që të mos shohin në të drejtën e tyre për kompensim nga shtetit një nevojë për ruajtjen e ekuibrave socialë dhe ekonomikë në vend.
Por këtu flitet konkretisht për kompensimin sipas Ligjit në fuqi, për zbatimin e ligjit në fuqi, pse jo, për përsimirësimin e ligjit në fuqi. Në fund të fundit për ketë po bëhët greva, për ketë po vetflijohen Gjergji dhe Liraku me shokë. Për sundimin e Ligjit, për shtetin ligjor. Që e përjashton klientelizmin dhe populizmin. Ja pse kjo nuk është betejë vetëm e një grupi apo e një shtrese.
(s.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com