Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme, një tjetër video të momentit ku mamaja e ekstremistit grek që u vra në Bularat, mëson se djali i saj është vrarë.

Në video shihet mamaja e djalit, Vasilia Kacifa teksa qan në shtëpinë e saj e shoqëruar nga të afërmit.

Të ëmën e njofton për vrasjen e djalit, Vasil Kaliva i cili i thotë se i kërkuan të dorëzohej, por Kaçifa është përgjigjur se nuk dorëzohej se ishte grek dhe prandaj e vranë.

“Policia i kërkoi të dorëzohej. Ai iu tha nuk dorëzohem se jam grek. Ata e vranë.”-thotë Kaliva.