Mesditën e djeshme ndodhi një tentativë grabitje e armatosur në qendër të Istogut në Kosovë, ku si pasojë, pas shkëmbimit të zjarrit, ka humbur jetën grabitësi dhe efektivi i policisë së Kosovës, Izet Demaj (Lexo këtu).
Në momentin kur ndodhi ngjarja kishte shumë qytetarë në zonën përreth dhe ata nga kënde të ndryshme e kanë filmuar skenën me kamera amatore. Në pamje duket momenti i parë i grabitësit i cili i armatosur futet në ambientet e bankës. Ndërsa pas të shtënave, lë të vdekur policin Demaj. Por në rrugë ndodh shkëmbimi i zjarrit mes grabitësit dhe policisë. Autori i armatosur me armë zjarri kallashnikov qëllohet për vdekje nga një prej policëve duke marrë një plumb në stomak.
-
Brova policia e Kosoves, jeni shtet i vertete, po te ishte ne Shqiperi , roja private i bankes do kishte ngritur duart lart, dhe do ndihmonte grabitesin te ngarkonte thaset ne makine... Shqiperia shtet bananesh!
Përgjigju -
Ky polici duhet te shpallet hero me medalje
Përgjigju -
Ngushellime familjes se policit te vrare, keqardhje e madhe.
Përgjigju







Komente
Komento