Përleshje me armë zjarri në një bankë në Kosovë, vritet hajduti, vdes në spital polici (VIDEO)

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Istog të Kosovës. Gjatë një përleshjeje me armë zjarri, një polic ka mbetur i vrarë,  pasi ishte duke parandaluar një grabitje. Bashkë me policin, mbeti i vrarë edhe hajduti i identifikuar si Kamber Metaj. E gjithë ngjarja është xhiruar nga qytetarët dhe shihet sesi grabitësi është qëlluar nga Policia, kur ka tentuar të largohet nga banka.

Pamjet janë të rënda dhe tregojnë të shtrirë grabitësin përtokë. Polici i vrarë është Izet Demaj, baba i 3 fëmijëve, ndërsa grabitësi është Kamer Metaj. Grabitësi i vrarë kishte 3 vite që ishte kthyer nga Gjermania, ku kishte qenë në burg për 17 vite.

Polici që mbeti i vrarë në përleshjen me grabitësin në Kosovë

Polici u plagos dhe më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Pejës, ku nuk arriti dot që të shpëtojë. 42-vjeçari kishte qenë pjesë edhe e UÇK-së, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me iniciale U.M dhe Y.M., të cilët janë dy persona të afërt të grabitësit dhe se dyshohen se kanë ndihmuar gjatë grabitjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025