'Më vjen keq për fëmijët', flet shqiptari që vrau burrin e kushërirës në Greqi: Jam i shkatërruar

'Më vjen keq për fëmijët', flet shqiptari që vrau burrin e kushërirës në Greqi: Jam i shkatërruar

GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur disa ditë më parë në New Anchialos, ku një shqiptar qëlloi disa herë me thikë bashkëkombasin e tij që e kishte edhe njeri të afërm.

41-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u arrestua menjëherë pas krimit teksa ecte në rrugët e qytetit dhe më pas është transferuar në burgun e Korydallos. Autori ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk kishte probleme me burrin e kushërirës dhe se atë ditë kushërira dhe viktima kanë qenë për drekë në banesën e tij. Më pas ka shprehur edhe keqardhje nga vdekja e 38-vjeçarit për faktin se fëmijët e të vrarit tashmë do të jetojnë pa babain e tyre.

Ndërsa momenti i krimit mbetet ende i paqartë, mediat greke shkruajnë se viktima ka dashur të marrë gruan dhe dy fëmijët dhe të largohet për shkak të sjelljes së dhunshme të 41 vjeçarit. Pas kësaj, ai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tre herë, ku njëra prej goditjeve i k aprekur zemrën gjë e cila i ka marrë jetën 38-vjeçarit. Sipas mediave greke shqiptari që vrau burrin e kushërirës së tij  kishte konsumuar alkool që nga e mërkura në mëngjes, ndërsa pasdite në shtëpinë e tij në Anchialos ka shkuar kushërira me burrin e saj dhe dy fëmijët.

Ata kanë pirë dhe konsumuar ushqim në gjysmë-bodrumin e shtëpisë në orët e pasdites kur ka filluar edhe grindja, ndërsa burri u vra para syve të dy fëmijëve të mitur. Policia ende nuk ka gjetur thikën m etë cilën 41-vjeçari shqiptar vrau bashkëkombasin, pasi sipas dëshmisë së tij armën e ftohtë e ka hedhur në një kamion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë