Report Tv siguron videon, momenti i fundit kur Arjan Sala vrapon për të shuar zjarrin dhe shpëtuar kolegët, por nuk del më nga magazina

Report Tv ka siguruar videon nga momentet e fundit të Arjan Salës, i cili humbi jetën gjatë përpjekjeve për të fikur zjarrin që ra në magazinën e nëndheshme ku punonte prej 5 vitesh si punonjës i sigurisë. Në videon e siguruar nga gazetari Arsen Rusta shfaqet dinamika e ngjarjes para se Arjan Sala të bllokohej përfundimisht brenda magazinës nga e cila nuk do të mund të dilte dot më i gjallë, duke lënë pas gruan dhe një fëmijë 2 vjeç.

Sapo sinjalizohet se ka rënë zjarr, Sala është drejtuar drejt magazinës dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e kolegëve të tjerë, të cilët punonin aty për paketimi dhe sistemin e mallrave që mbaheshin në magazinë dhe më pas është drejtuar duke marrë bombolën e fikses së zjarrit me shpresën po mund ta neutralizonte atë.

Ashtu siç edhe Report Tv e zbardhi pak ditë më parë në ekspertizën paraprake, edhe video e sigurisë nga qendra tregtare “Casa Italia’ vihet re se 33-vjeçari Arjan Sala niset i pari drejt magazinës dhe nga pas i vijnë edhe një tjetër punonjës së bashku me djalin e pronarit. Pak sekonda pasi arrin të shpëtoj kolegët, tymi i zi i flakëve mbulon gjithçka aq sa dhe nga kamerat e sigurisë nuk mund të arrish të shohë dot më. Pamjet e fundit që shihen janë largimi punonjësit dhe djalit të pronarit, të cilët e shoqëronin sapo tymi përhapet dhe zjarri del jashtë kontrollit, ndërsa fatkeqësish Arjan Sala mbeti i bllokuar duke mos dalë dot më prej andej i gjallë.

Sipas ekspertizës paraprake dyshohet se zjarri i rënë në magazinën me mallra plastike e veshje nisi pas një shkëndije elektrike në kabllon e neonit. Shkëndijat elektrike ranë mbi rroba sintetike duke krijuar flakë të shumta që forcave zjarrfikëse iu deshën 3 ditë për të shuar zjarrin, pasi temperatura në magazinë arriti mbi 900 gradë.

Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 teksa punëtorit prisnin kamionin me mall. Punonjësit e sigurisë, mes tyre edhe Arjan Salaj, shuan flakët por jo vatrën e për pasojë, zjarri u riaktivizua më pas 30 minutash. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme duke mos i kontrolluar dot më vetëm me bombolën e shuarjes së zjarri dhe për këtë punonjësi dhe djali i pronarit kanë dalë nga dera kryesore në të cilën hynë, ndërsa Arjan Salaj tentoi të dilte nga dera e emergjencës që ishte më parën vartës së zjarri por është rrëzuar dhe nuk ka mundur dot të dalë më. Trupi i tij i pajetë i 33-vjeçarit është gjetur shumë pranë derës së emergjencës. Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Arjan Sala, u nxor pas 3 ditësh pas zjarrit në magazinën në qendrën tregtare "Casa Italia".  

Arjan Sala u shpall sot "Dëshmor i Kombit", pasi 32-vjeçari sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar kolegët. Certifikata iu dorëzuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama familjes Sala, e cila ka hapur dyert e mortit. Gjithashtu qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë t’i akordojë një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh familjes së Arjan Salës.

1617053356_arjansala.jpg

Arjan Sala duke vrapuar për të shuar zjarrin

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!