Opinionisti Arben Mecaj dhe ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj janë përfshirë në një debat të fortë në emisionin "Repolitix" në lidhje me kultivimin e kanabisit në kohën ku 'Lazarati' ishte kthyer në industri botërore. Mecaj bëri në deklaratë të fortë kur tha se sipas një studimi të tij, në 2013-2014 Lazarati prodhonte 900-950 ton hashash, Kjo ka nxitur reagimin e Hajdarmataj duke thënë se të llogarisë sa sipërfaqe ka Lazarati dhe sa ka kapur Italia e Greqia, duke i cilësuar këto deklarata të pabaza.
Pas debateve të ashpra në studio, është dashur ndërhyrja e Zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë, Albert Dervishi duke thënë që të 'vendoset pak rend në studio".
Meçaj: Gjithë sistemi ynë shtetëror është i implikuar nga politika mos prisni që policia të jetë e shkëputur. Policia është absolutisht i implikuar nga politikanët. Edhe sikur ngjarja të mos jetë politike, politika e merr dhe e bën të tillë. Kur Sajmir Tahiri erdhi në polici është perceptuar se policia ka bërë përmirësim cilësor. Unë kam një studim timin që Lazarati nga 2013-2014 prodhonte 900-950 ton hashash. Ti numëroj rrënjë më rrënjë.
Hajdarmataj: Futu në google dhe shikoni sipërfaqen, bëj përpjesëtimin dhe shiko sa del. Shiko sa janë kapur në Greqi e Itali dhe bëj llogaritë.
Meçaj: Industria e Lazaratit u bë industri botërore dhe nuk pati asnjë të dënuar në kohën tuaj
Dervishi: Të vendoset pak rend në studio
Lajmi kryesor:
Zv.drejtori i Policisë, Dervishi: Reparti 'Shqiponja' nën hetim administrativ për vrasjen e Klodjanit dhe jo vetëm, masa deri në përjashtim nga policia! Protestat s'kishin lidhje me ngjarjen (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
61.5%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 234
Lajme të tjera
-
Shqipëria drejton KS në OKB, deputeti Deliu: Krenar, Rama tregoi kush është viktima dhe agresori! Krashi: Jemi kthyer në kontribues të paqes
20 Shtator, 22:27
-
Bardhi tha se ‘hoqi’ Alibeajn nga ‘Zgjedhorja’, Idajet Beqiri: Zhurmë absurde, s’mund të dalin mbi rregulloren! Kara: Vulën e ka Basha, ai vendos
19 Shtator, 22:30
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama fiton mandatin e katërt! Berisha forcë e dytë, Meta e Basha s’kalojnë as 5%! Shqiptarët kundër betimit të Belerit
13 Shtator, 13:30
-
Rikthehet sot 'Repolitix', çdo të martë e të mërkurë në 21:00 në Report Tv! Në fokus aktualiteti dhe ngjarjet kryesore të ditës
6 Shtator, 17:05
-
Protesta të dhunshme pas djegies së Kuranit në Suedi, arrestohen 10 persona
4 Shtator, 18:00
-
Kryesia i mori vulën Bardhit, Kthupi në ‘Repolitix’: Nuk firmosi vendimet për zgjedhjen e kryetarit të ri! Çaça: Është ‘gardian’ i statutit
25 Korrik, 22:49
-
Të revoltuar për djegien e Kuranit, protestuesit irakianë sulmojnë ambasadën suedeze në Bagdad
20 Korrik, 11:35
-
Gjikondi në ‘Repolitix’: Ahmetaj është truri i skemës së inceneratorëve! Topollaj: Skandal korruptiv
18 Korrik, 22:33
-
Hollivudi në grevë, aktorë dhe skenaristë ndërpresin punën! Kërkojnë kushte më të mira dhe paga më të larta
14 Korrik, 10:21
-
Macron planifikon të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale në Francë: Aty i planifikojnë protestat e dhunshme! ‘Kryqëzohet’ nga kritikët: Regjim autoritar
6 Korrik, 16:58
-
Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri, zv.ministrja: Frenojmë largimet! Kikia: Emergjente! Studenti: Shkel të drejtat
5 Korrik, 22:32
-
Protestat në Francë, vdes 27-vjeçari i qëlluar me një plumb gome nga policia në Marsejë! Macron gati ligjin për të rindërtuar zonat e dëmtuara
5 Korrik, 07:58