Lucy Mecklenburgh u bë e famshme nëpërmjet serialit “The Only Way is Essex”, ndërsa tanimë synon jetë një biznesmene e fuqishme.

Së fundmi ajo ka pozuar nudo me trupin e ngjyrosur për të promovuar produktin e saj më të ri të shëndetshëm “MeckTone”.

Tanimë ajo gëzon mjaft popullaritet në rrjetin social online, ku promovon produktet e ndryshme për kujdesin ndaj vetes.

Ajo ka gjetur mënyrën më të mirë për të tërhequr vëmendjen e fansave të saj duke ekspozuar format për tu pasur zili.

Lucy Mecklenburgh

Duke folur për produktin e ri ajo ka thënë:-“ Njerëzit janë kuriozë dhe më pyesin mua se çfarë bëj për të pasur këtë pamje që kam dhe unë mund të them se ushtrohem rregullisht dhe ushqehem mirë”.

MeckTone është një detoksifikues, pastrues dhe përforcues metabolizmi i përbërë nga aloe vera, çaji jeshil, speci i kuq, vitamina B3, B5,B6, acid folik.

Ajo ka shprehur se është munduar të nxjerrë një linjë produktesh të shëndetshme, pasi është e rëndësishme ti përkushtohesh ashtu siç duhet trupit.

Pas përdorimit të produktit Lucy ka thënë: -“ Fytyra ime është mahnitëse. Unë kam bërë ushtrime, kam ngrënë shëndetshëm dhe kam përdorur MeckTone për ta mbajtur lëkurën nën kontroll dhe trupin në formë.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)