Medalistët serbë të Paris 2024, festojnë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojnë me këngë nacionaliste për Kosovën

Serbët medalistë duke festuar

Sportistët serbë që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike `Parisi 2024` të hënën, 12 gusht, kanë festuar në Beograd me këngë nacionaliste për Kosovën.

Mediumi serb 'telegraf.rs' ka publikuar të martën një video në të cilën shihet tenisti serb, Novak Djokoviç duke kënduar këngën “Oj Kosovo, Kosovo” në një klub nate.

Tenisti serb ngritët në këmbë duke brohoritur dhe sipas raportimit Djokovicit i janë bashkuar edhe basketbollistët. Kjo këngë nacionaliste përmban fjali si “e gjithë Serbia bërtet: ‘Nuk e lëshojmë Kosovën’” e “Oj Kosovë, oj Kosovë, toka ime e dashur”.

Djokoviç, por edhe sportistë të tjerë serbë tashmë njihen për shpërfaqje të propagandës serbe edhe në sport.

Kujtojmë se vitin e shkuar ai dhe ekipi serb hynë në turneun e famshëm të tenisti “Davis Cup” me këngë nacionaliste për Kosovën duke nxitur reagime të shumta./ rtk/

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033