Medalistja/ Presidenti Bujar Nishani
pret nënkampionen  Luiza Gegën

Medalistja/ Presidenti Bujar Nishani<br />pret nënkampionen  Luiza Gegën
Nënkampionia e Europës, Luiza Gega u prit këtë të enjte nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në takimin disa minutësh në zyrën e Kreut të Shtetit, zoti Nishani përgëzoi atleten për rezultatin e arritur prej saj në garën e 3 mijë metrave me pengesa, që ishte dhe medalja e parë historike e fituar nga një atlet shqiptar në një kompeticion të tillë.

Në këtë pritje kortezie, Presidenti Nishani gjithashtu siguroi Luiza Gegën dhe trajnerin e saj Taulat Stërmasi, për rritjen e vëmendjes dhe mbështetjen nga institucionet shtetërore, në mënyrë që sporti shqiptar të vazhdojë të korrë rezultate sa më dinjitoze dhe në të ardhmen.

Po gjatë kësaj të enjteje presidenti Nishani dekoroi me titullin e “Mjeshtrit I Madh” ish-atleten Klodiana Shala me motivacionin, “Për veprimtarinë e shquar dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura si sportiste e nivelit të lartë në atletikë duke e renditur Shqipërinë në majat më të larta të Sportit”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)