Medalje e artë nga 'divani', Luiza Gega në majë të Evropës

Medalje e artë nga 'divani', Luiza Gega në majë të Evropës

Luiza Gega

Luiza Gega është konfirmuar si atletja më e mirë në Lojërat Evropiane Ekipore që u zhvilluan në Poloni. Gara e 3 mijë metrave me pengesa pa kampionen shqiptare që të vendoste kohën 9 minuta 17 sekonda dhe 31 të qindtat, duke bërë më mirë se kushdo tjetër në Evropë, për të vendosur në rekord të ri në këtë disiplinë.

Gega ishte e vendosur në divizionin C të këtij kampionati, ndërsa edhe fituesja e divizionit A, polakja Alicja Konieszek nuk mundi të lërë pas Gegën duke shënuar kohën (9'38''72).

Kësisoj Gega merr medaljen e artë në Lojërat Ekipore për këtë disiplinë, duke shënuar suksesin e 11-të në këtë event që zhvillohet prej 2009. 34-vjeçarja vendos rekord me këtë kohë në një kampionat Evropian në këtë garë, teksa më mirë se ajo ka bërë vetëm rusja Gulnara Samitova në Olimpiadën e Pekinit në 2008.

Gega barazohet me kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio me 11 fitore në historinë e kampionateve të ndryshme evropiane, teksa dy herë ka dalë në vendin e dytë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja