Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite
Gjatë natës pati vdekje dhe shkatërrime të mëtejshme në qendër të Rripit të Gazës, të përqendruar në kampet e refugjatëve të al-Maghazi dhe al-Bureij.
Këtë e raporton faqja e Al Jazeera, duke theksuar se në 12 orët e fundit janë vrarë rreth 100 persona, shumica dërrmuese e tyre gra dhe fëmijë.
Sipas gazetës, bombat ranë mbi shtëpi dhe ndërtesa, duke shkatërruar lagje dhe infrastruktura, duke përfshirë rrugët që të çojnë brenda dhe jashtë kampeve të refugjatëve.
Autoritetet e Gazës njoftuan se kishte të paktën 68 viktima në kampin al-Maghazi.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli shpall armëpushim prej 4 orësh në Gaza! Krishtlindje të përgjakura, 68 viktima! Hamasi kundërshton planin egjiptian të paqes që po shqyrtohet nga qeveria izraelite








