Media amerikane afër Trump pasqyron protestën: Opozita s’merr parasysh thirrjet nga BE

Media amerikane afër Trump pasqyron protestën: Opozita s’merr parasysh thirrjet nga BE

Media amerikane Fox News, një rrjet më afër me presidentin amerikan Donald Trump, publikon një lajm, më saktë pasqyrimin sot me protestë para Parlamentit. Por ajo që theksohet është mos bindja e opozitës për të pranuar dialogun, të ofruar tashmë edhe nga kryeministri Rama.

Fox News shkruan se opozitarët kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, nuk ka marrë parasysh thirrjet nga BE dhe organizatat amerikane dhe ndërkombëtare për bisedime me rivalët politikë, pra me qeverinë.

“Protestues, mbështetës të opozitës kanë rrethuar sot parlamentin, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Opozitarët akuzojnë kabinetin qeveritar për korrupsion dhe lidhje me krimin. Ndërtesa e parlamentit në Kryeqytetin Tiranë u rrethua sot nga qindra policë dhe me tela me gjemba. Opozitarët dhanë dorëheqjen duke lënë mandatet e tyre. Tubimet e kohëve të fundit janë shoqëruar me flakë, djegie gomash dhe hedhje të sendeve, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Opozita nuk ka marrë parasysh thirrjet nga BE, organizatat amerikane dhe ndërkombëtare për të pranuar bisedime, dialog me rivalët politikë. Socialistët drejtojnë vendin me kryeministrin Edi Rama. Ata kanë 74 vende në parlamentin me 140 vende. Shqipëria aspiron të çelë këtë qershor negociata e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Fox News 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 05/03/2019 17:56

    Turp Ja nxite faqen vendit, po na vjen turp te themi qe jemi shqiptare se na identifikojne me ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale