Media angazhon shtetin në
betejën kundër kancerit

Media angazhon shtetin në<br />betejën kundër kancerit
Media mund t’ia dalë. Nisma tërësisht vullnetare e A1 Report dhe Shqiptarja.com, e cila ka mundur të mbledhë për herë të parë në vendin tonë, më 21 tetor, në ditën botërore të depistimit kundër kancerit të gjirit, ekspertët më të mirë të fushës këtej dhe përtej Adriatikut, administratorët e shtetit dhe median, ka dhënë rezultate surprizuese. Shkëndija e ndezur nga media, është shndërruar në mënyrë të rrufeshme në qindra kupona të prerë për diagnostikimin e kancerit të gjirit, por jo vetëm të tij. Shumë gra dhe vajza, të cilat e kanë neglizhuar diagnostikimin e kësaj sëmundjeje, jo nga padituria, por vetëm se nuk kanë dëgjuar një zë që t’ju kujtojë se ky ekzaminim mund të rezultojë jetëshpëtues, kanë telefonuar në redaksinë e “Shqiptarja.com” dhe “A1 report” duke falenderuar që u kanë kujtuar se secili prej nesh duhet të kujdeset për jetën e tij.

Efekti i këtij takimi ndërkombëtar në nivel ekspertësh, i moderuar nga gazetari Carlo Bollino, që ka kulmuar një muaj fushatë sensibilizuese të grupit mediatik “Free and Fair Media Group” ka “infektuar” thuajse edhe të gjitha mediat e tjera vendase. Pas transmetimit maratonë në “A1Report”, thuajse në të gjithë mediat e tjera, tema e sensibilizimit për të marrë masat parandaluese për t’u mbrojtor ndaj të gjitha llojeve të tumoreve, kanë mbushur jo vetëm programet teelevizive por edhe faqet e medias së shkruar.

Rëndësinë e kësaj konference të inicuar për herë të parë nga media, e ka konfirmuar jo vetëm  mesazhi i kryeministrit Edi Rama “për sensibilizim masiv”, por edhe fakti se në fund të këtij takimi, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, doli me konkluzione konkrete, drejt së cilave do të orientohen politikat e dikasterit të bluzave të bardha në vendin tonë.
 
Kryeministri Rama
Kështu kryeministri Edi Rama u ka bërë apel vajzave dhe grave që të bëjnë patjetër kontrolle, pasi asnjë arsye nuk është vlefshme që ata të mos angazhohen për të mbrojtur jetën e tyre. “Dy gjëra janë të parat që vijnë ndërmend kur ndeshim një rast të tilë, e para që ky është një prej llojeve të kancerit që munden më shpesh, dhe e dyta që ky nuk është një lloj kanceri që nëse kapet në fazat e para, mund të mundet pa përpjekje të mëdha. Duhet të diagnostifikohen rastet në hershmëri. Është frika nga e panjohura, ose frika se mos e ke vërtet në trup, që paralizon hapat drejt kontrollit parandalues. Asnjë arsye nuk është e vlefshme për të mos u kontrolluar, duhet që femrat të angazhohen vetë për të parandaluar rrezikun”, -u shpreh kryeministri.
 
Ministrja Beqja
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, e ka përjetuar që në rininw e tij betejën me kancerin e gjirit. Mamaja e tij, është diagnostikuar më këtë sëmundje të rëndë dhe i është nënshtruar mastektomisë për të shpëtuar jetën. Ai ka qëndruar deri në fund të këtij takimi maratonë me ekspertë shqiptarë e italianë, që ka zgjatur për rreth 2 orë e gjysëm. Në fund të takimit ai ka dalë për herë të parë nga një takim i organizuar nga mediat, me pika konkrete, mbi të cilat do të shtrojnë shinat e politikave që do të ndjekë ky dikaster. Sipas tij të gjithë shqiptarët, i siguruar apo jo do të përfitojnë nga sigurimet shëndetësore, skema e sigurimeve shëndetësore do të shtrihet edhe në sektorin privat, do të krijohet për herë të parë një regjistër i kancerit, ku të dihet sa të prekur kemi në vit nga kjo sëmundje, si dhe instalimin e akseleratorit linear shumë shpejt tek onkologjiku, ndërsa ka pranuar edhe mungesën e mjekëve specialistë.

“Ka mungesa në mjekë të imazherisë, të mjekëve anatoma-patolog, por kam përshtypjen se ka edhe mungesë eficience të përdorimit në mënyrë optimale të burimeve që ne kemi. Peshqeshi, bakshishi dhe rryshfeti janë tre gjëra me të cilat ne bashkëjetojmë historikisht dhe duhet të gjejmë mënyrën se si ti ndajmë nga njëri-tjetri, të respektojmë punën, por të mos pranojmë të bëhemi skllevër të një mekanzimi krimanal që edhe tek jeta nuk sheh asgjë para parasë. Nëse sot numri i mamofgrafive në sistemin shëndetësor privat është më i madh se sa në publik, në fund të fundit ata janë pasuri e sistemit shëndetësor dhe ne jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë të gjitha muëndësitë që ekzistojnë.

Qëllimi ynë i përdorimit të parasë publike, nuk është vetëm të shpenzosh para në një qendër shëndetësore publike dhe jo tek jopublikja, qëllimi ynë është të masim se çfarë rezultati arrijmë. Megjithatë e kemi një lajm të mirë: duke filluar që nga janari 2013 do të hapim specializimet e mjekëve të rinj si dhe më 21 tetor 2014 në spitalin Onkologjik do të jetë instaluar akseleratori i parë linear. Po ashtu që nga daata 16 shtator, diskutimi në Shqipëri i siguruar apo i pasiguaruar është i mbyllur. Çdo qytetar shqiptar, do të ketë të drejtë të ketë të njëjtën përkujdesje në sistemin shëndetësor, si dhe do të nisë puna për regjistrin e kanceritdhe për tre-katër sëmundje të tjera jo të transmetueshme”, - kanë qenë këto përfundimet e ministrit Beqaj.

Mesazhet nga pjesmarrësit

Moderatori Bollino
Moderatori i takimit ndërkombëtar, gazetari Carlo Bollino, pasi ka vënë në dukje se përse u anagazhuan në një nismë të tillë, ka deklaruar se shpreson që mjekësia shqiptare t’u ofrojë grave shqiptare të njëjtat mundësi kurimi, këtu, brenda në Shqipëri, si në spitalet më të mira të botës, që ata të mos jetë të detyruara të presin bileta avioni për udhëtime shprese.
 
Drejtori i IOE
Takimin ndërkombëtar për betejën e kancerit e ka përshëndetur edhe kreu i IOE. Përmes një videomesazhi profesor Umberto Veronesi, Drejtor i Shkencor i Institutit Europian të Onkologjisë, nënvizoi se i duhet kushtuar vëmendje e madhe kësaj sëmundjeje që në diagnostifikimin e saj në fazën sa më fillestare, për të shpëtuar kështu sa më shumë jetë.
 
Koordinatorja e OKB
Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zineb Touimi Benjelloun, e cila ka qenë e pranishme në konferencën e djeshme e ka kërkuar krijimin e strukturave për kontrollin dhe kurimi i saj në fazë të hershme. “Ne kërkojmë të flasim për qasje të ndryshme për depistimin dhe diagnostikimin e hershme në Shqipëri”, - u shpreh Zineb Touimi Benjelloun.
 
Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë