/ATSH-AFP/ - Aviacioni turk ka ndërmarrë dje në mbrëmje një operacion të gjërë ndaj bazave kryesore të rebelëve kurdo-turq të PKK-së në veri të Irakut në formë kundërpërgjigjeje ndaj sulmit ku mbetën të vrarë 16 ushtarë turq, njoftoi agjencia proqeveritare "Anadoll".
Më shumë se 50 avionë luftarak turk bombarduan masivisht për gjashtë orë radhazi 29 objektiva të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) duke vrarë të paktën 35 deri në 40 terroristë, konfirmoi agjencia.
Bazat Qandil, Hakurk, Zap, Metina, Gare dhe de Basyan u bombarduan masivisht, raporton agjencia.
Ndër objektivat e përcaktuar nga aviacioni turk figuron një grup prej 20 deri në 25 terroristë që u larguan nga Turqia dhe u tërhoqën në bazat e tyre.
Ky operacion vjen pas një sulmi të përgjakshëm që u mori jetën dy ditë më parë 16 ushtarakëve në Daglica në ekstremin jug-lindor të Turqisë në kufi me Irakun.