Media britanike: Londra treg të bollshëm për kokainën, bandat shqiptare po zgjerohen

Media britanike: Londra treg të bollshëm për kokainën, bandat shqiptare po zgjerohen

Erald Mema

'Betejë të vazhdueshme' e kanë cilësuar mediat angleze luftën mes mafias shqiptare dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe. Ditën e sotme 'BirminghamLive' i ka kushtuar një artikull shqiptarëve të cilët i akuzojnë se po përmbytin Birminghamin me kokainë.

Në artikull shkruhet se Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kokainës, kështu që shqiptarët janë tërhequr nga kjo dhe kanë filluar ndërmarrjet e tyre ilegale. Londra është qendra kryesore ku ata veprojnë por janë shpërndarë edhe në qytete e tjera, përfshirë Birmingham.

Sipas kësaj medie vitin e kaluar, gangsteri shqiptar Erald Mema, i cili kryesonte një grup që shpërndante kokainë dhe që nga shitja e saj përfitonin shuma marramendëse, u burgos me 25 vjet burg. 33-vjeçari e drejtonte grupin në disa qytete të Anglisë, si në Oksford, Londër dhe Bristol.

Artikulli vijon duke thënë se në vitin 2016 dy shqiptarët Bekim Domi dhe Shkelqim Dardha u burgosën pasi u kapën me 120,000 £ kokainë në Birmingham. Ata u ndaluan më 28 janar të 2016 pas një ndjekje nga policia teksa lëviznin me një Mercedez luksoz. Ndërkohë para trupës gjykuese dy të arrestuarit u përpoqën që të hidhnin fajin njëri tjetrit. Ata më pas u burgosën me katër vjet e tetë muaj burg.

Ndërkohë një zëdhënësi policie tha për këtë media se: "Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë ndikimi te konsiderueshme brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë."


Erald Mema

Bekim Domi (majtas) dhe Shkelqim Dardha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët

Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët