Media britanike: Shumë nga emigrantët që hynë në Angli janë vrasës, terroristë dhe përdhunues! Një shqiptar vrau gruan dhe kërkon azil, mburrej për të shkuarën kriminale
Shqiptari që është i punësuar në lavazh, foto publikuar nga 'The Sun'
Media britanike “The Sun” ka publikuar një artikull në të cilin thotë se e shumë nga emigrantët që hynë në Britani janë “vrasës, terroristë dhe përdhunues”, dhe për këtë përdor shembullin e një personi për të cilin pretendon se është shqiptar.
Personi në fjalë, sipas medias britanike ka vrarë gruan dhe ndodhet në Angli lu kërkon azil pasi ka frikë se mund të vritet në vendin e tij për shkak të gjakmarrjes.
"Tregtarët e drogës, gangsterët , mashtruesit dhe përdhunuesit e fëmijëve janë gjithashtu në mesin e dhjetëra mijërave që kanë kaluar Kanalin – shumë prej tyre jetojnë në shtëpi të financuara nga taksapaguesit dhe marrin para në dorë, ndërsa punojnë ilegalisht.", shkruan "The Sun".
"Por në një rast befasues, një shqiptar që vrau gruan e tij nuk mund të dërgohet në shtëpi për arsye të të drejtave të njeriut nga frika se familja e viktimës së tij do ta ndjekë dhe do ta vrasë.", vijon media britanike.
"Ai tani punon një lavazh makinash me para në dorë pranë një supermarketi Waitrose në Northamptonshire ndërsa kërkon përfitime dhe lufton për azil përmes gjykatave me ndihmën ligjore të financuar nga taksapaguesit.", vijohet më tej në artikull.
Media britanike shkruan se shqiptari mburrej me të kaluarën e tij kriminale.
"Shqiptari konfirmoi se vrau gruan e tij, duke shtuar: “Bëra dhjetë vjet burg. Tashmë kam një problem të madh në Shqipëri. Nëse kthehem, familja e gruas sime dëshiron të më vrasë. Dua të qëndroj këtu sepse jam i frikësuar. Kam ardhur për një jetë të re. Unë jetoj në Northampton dhe kam një të dashur me një fëmijë. Mbërritjet me precedentë të rëndë kriminalë monitorohen nga shërbimi i sigurisë MI5 dhe agjenci të tjera të ndryshme si dhe nga Home Office.", thuhet në artikull.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Angli/ Gafa e shqiptarit, aplikon për leje qëndrimi me patentë qipriote, dënohet me 4 muaj burg
27 Janar, 19:52
-
Skoci, furia e stuhisë Eowyn: Era përmbys kamionin në autostradë (VIDEO)
26 Janar, 16:35
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:25
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49