Keni nevojë për pushime? Përfitoni nga rënia e çmimeve të shtatorit dhe bëni një udhëtim të përballueshëm përpara Krishtlindjeve, shkruan Simon Calder në të përditshmen britanike ‘The Independent’.
Udhëtimi për një javë në bregdetin e Adriatikut të Shqipërisë në nëntor ofrohet me një kosto prej 160 euro për person.
Çmimet kanë filluar të bien gjatë muajit shtator - me paketat e pushimeve të disponueshme për 355 euro ose më pak.
Në vjeshtë dhe në fillim të dimrit, një arratisje në Mesdhe, Adriatik ose Atlantik do të ishte zgjedhja ideale.
Një paketë gjithëpërfshirëse në Turqi është e disponueshme për vetëm 60 euro në ditë dhe një javë në bregdetin e Shqipërisë kushton 160 euro.
Ekspertët e udhëtimeve kanë zgjedhur Shqipërinë, Greqinë, Spanjën, Turqinë dhe Portugalinë - si destinacionet e duhura për të udhëtuar për pushime – paketat e të cilave përfshijnë fluturimin, transportin dhe akomodimin.
‘The Independent’ e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura - për të përfituar nga rënia e çmimeve të shtatorit dhe për të bërë një udhëtim të përballueshëm përpara Krishtlindjeve.
Shqipëria
Shqipëria është një nga perlat e Evropës me plazhe të pacënuara dhe bukuri natyrore.
Për pushime të lira dimërore vizitoni Shqipërinë në nëntor.
Fluturimet gjatë këtij muaji kushtojnë 36 euro me “Wizz Air” nga aeroporti i Lutonit.
Një autobus nga aeroporti i Tiranës për në qytetin bregdetar dhe resortin kryesor të Durrësit kushton 6 euro.
Qëndrimi për një javë në hotelin me katër yje “Zanzi” kushton 224 euro.
Për pushime dimërore pranë Adriatikut do të shpenzoni më pak se 24 euro në ditë, ose 160 euro për person për një javë./ATSH
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7380
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Lonely Planet Italia’: Liqenet e Shqipërisë, udhëtim i paharrueshëm përtej shtegut të rrahur
16 Nëntor, 07:59
-
Raporti i Komisionit Evropian/ Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8%! Në 2025-2026 do ketë ngadalësim! Investimet po përshpejtohen në gjysmën e dytë të vitit
15 Nëntor, 12:21
-
Media australiane 'The New Daily': Si po kthehet Shqipëria në destinacionin e madh të turizmit evropian?
14 Nëntor, 08:54
-
10,4 milionë vizitorë të huaj deri në tetor, Kumbaro: Shqipëria një destinacion turistik i shumëdëshiruar
13 Nëntor, 13:16
-
‘Potencial i jashtëzakonshëm turistik’, Rama thirrje të rinjve: Zgjidhni Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit
10 Nëntor, 08:28
-
‘Në një dekadë numri i turistëve u trefishua’, Kumbaro: Në 2025-ën platformë me të dhëna mbi rezervimet nga Booking e AirBnb, goditet evazioni
8 Nëntor, 11:19
-
Shqipëria Medalje Argjendi në Londër për turizmin, një nga vendet më të dëshiruara për t'u vizituar
8 Nëntor, 10:45
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor, 19:32
-
Revista ‘Culture Trip’: Befasohuni nga plazhet e klasit botëror të Rivierës Shqiptare
4 Nëntor, 08:15
-
Turizmi, Rama: Jemi rritur me 3.2 milion udhëtarë përmes TIA! Tetori arriti në 942 mijë pasagjerë, 47% më shumë se vjet
2 Nëntor, 21:24
-
Projektbuxheti/ Ulja e nëndeklarimit të pagave do të sjellë 150 mln euro shtesë në buxhet në vitin 2025!
29 Tetor, 17:50
-
Stacione plazhi vetëm për hotelet, Topuzi: Pozitive, të luftohet informaliteti! Pa paketa ‘all-inclusive’, s’ka turistë cilësor
25 Tetor, 16:38