Media britanike ‘The Telegraph’: 1 në 50 shqiptarë në Angli janë në burg

Media britanike ‘The Telegraph’: 1 në 50 shqiptarë në Angli janë në burg

Foto ilustruese

Një në 50 shqiptarë në Britaninë e Madhe janë në burg, shkruhet në një artikull të botuar në të përditshmen britanike ‘The Telegraph’.

Më shumë se 1,200 shqiptarë janë në burg, ndërsa në Britaninë e Madhe jetojnë rreth 53 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët nuk kanë shtetësi britanike, sipas të dhënave zyrtare.

Shqiptarët janë në krye të listës, teksa pasohen nga shqiptarët e Kosovës, vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, eritreasit, irakianët dhe somalezët.

Shtetasit gjermanë, italianë, indianë, grekë, amerikanë, Sri Lanka, francezë dhe kinezë janë më të paktë në numër.

Është hera e parë që kryehet një analizë e tillë.

Deputetët e lartë konservatorë kanë kërkuar nga qeveritë konservatore dhe ato laburiste të publikojnë të dhëna si Danimarka dhe disa shtete të SHBA-së që do të mundësonin hartimin e tabelave, të cilat tregojnë nivelin e krimit të emigrantëve të çdo kombi.

Ndërsa të dhënat për kombësitë në mesin e popullatës së burgosur zbulojnë shkallën e krimeve të rënda të kryera nga shtetas që nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, informacioni për veprat penale të kryera nga migrantët të cilët nuk janë të burgosur burgosur nuk publikohen.

Një amendament i mbështetur nga qeveria e Rishi Sunak do t’i kërkonte Qeverisë që çdo vit të paraqiste një raport në Parlament që detajonte kombësinë, vizën dhe statusin e azilit të çdo shkelësi të dënuar në gjykatat angleze dhe të Uellsit. Projektligji u hodh poshtë për shkak të zgjedhjeve.

U argumentua se të dhëna të tilla do t’i mundësonin Ministrisë së Brendshme të ashpërsonte politikat e vizave dhe dëbimit për kombësitë që lidhen me shkallë më të lartë të krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

The Telegraph përpiloi tabelën duke marrë të dhëna nga Ministria e Drejtësisë që tregon se janë 10,435 shtetas të huaj në burgje në Angli dhe Uells, krahasuar me 76,866 shtetas britanikë. Kombet me më pak se 20 persona në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar u përjashtuan nga analiza.

Shkalla e burgimit për shqiptarët ishte 232.33 për 10,000 njerëz ose një në 50. Kjo është llogaritur bazuar në të dhënat e regjistrimit që tregonin se 68.672 shqiptarë të lindur jashtë jetonin në Mbretërinë e Bashkuar./The Telegraph

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor