Media daneze: Shqipëria çoi
Danimarkën në errësirën e play-off 

Media daneze: Shqipëria çoi<br />Danimarkën në errësirën e play-off 
Kualifikimin historik të kombëtares shqiptare në Euro 2016 e kanë komentuar një pjesë e mirë e mediave ndërkombëtare. Ajo që vlen për tu veçuar është se mediat daneze e kanë komentuar më së shumti mbrëmjen e 11 tetorit, fitoren e Shqipërisë pasi kishin pritshmëri ndryshe nga rezultati. 

Mediat daneze kryqëzojnë kombëtaren e tyre dhe shkruajnë njëzëri se Shqipëria ka shkruar historinë me kualifikimin që çoi kombëtaren e tyree në playoff. Menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016, skuadra daneze shkoi në fazën e play off duke mos kaluar kështu as fazën e grupeve.

gazetat daneze





































Ja si e komentojnë faqet kryesore. “Shqipëria shkruan historinë, con Danimarkën në errësirën e playoff-it”- shkruan e përditshmja daneze Extrablade në një artikull kushtuar totalisht ndeshjes me Armeninë .

BT sport shkruan: "Asnjë ndihmë nga Armenia Danimarka do të shkojë në play off", ndërkohë të gjitha i bëjnë jehonë fitores së kombëtares shqiptare duke theksuar se ishte një fitore e sigurtë e shqiptarëve e cila nuk ndihmoi aspak Danimarkën për të kaluar fazën e grupeve.

gazetat daneze

UEFA përgëzon Shqipërinë, mediat e ngrenë në qiellin e shtatë: Historike 

Ndërkohë edhe UEFA ka përgëzuar Shqipërinë për kualifikimin në Euro 2016 që mbahet në Francë. Shqipëria me fitoren në Armeni, siguroi pjesëmarrjen në evropianin Euro 2016, për herë të parë në histori të kombëtares.
 
“Mirësevini në Francë”, shkruhej në faqen e UEFA-s
 
Kualifikimi i Shqipërisë në Europian për herë të parë ka ‘pushtuar’ mediat ndërkombëtare. Gazeta prestigjioze sportive franceze “L’Equipe” e hapi faqen e saj kryesore me titullin e thjeshtë, por plot përmbajtje “Shqipëria, premierë.

Pas fitores 3-0 në Armeni, Shqipëria është e kualifikuar drejtpërdrejtë për në Euro. Shqiptarët kishin nevojë për një fitore në Armeni për t’u kualifikuar direkt për Euro dhe ata e morën atë 3-0.
 
Shqiptarët do të marrin pjesë në qershor në finale për herë të parë në historinë e tyre”-vijon “L’Equpie”.
 
Serbët mundohen që të sfumojnë triumfin e kuqezinjve, teksa Telegrafi shkruan se “Dy autogola e dërgojnë Shqipërinë në Evropian”.
 
Ndërsa ‘B92’ është e drejtpërdrejtë “Shqipëria për herë të parë në Kampionatin Evropian”.
 
Nuk kishin si të mungonin komentet pozitive edhe nga mediat italiane “La gazetta dello Sport” “Corriere della Sera”, por edhe ‘Tutto Sport” kanë ngritur në piedestal Shqipërinë, të cilën e quajnë tani të De Biasit.

“Shqipëria, historike për herë të parë”, – është titulli i “Gazzetta Dello Sport”.

Edhe gazeta gjermane “Bild” i jep rëndësi kësaj fitoreje historike të Shqipërisë, teksa në titullin e vet shkruan: “Shqipëria për herë të parë në finalet e një Europiani”. Edhe 

“ESPN” i bën jehonë këtij kualifikimi historik që erdhi në transfertën Armene. 

​“BBC” komenton suksesin historik të Shqipërisë me një foto të kapitenit Lorik Cana. Edhe “Eurosport” nuk lë pa përmendur këtë sukses që vjen në drejtimin e De Biasit. “Shqipëria në Europian, hera e parë me De Biasin trajner”. 
 
Edhe prestigjiozja spanjolle “Marca” i bën jehonë kualifikimit të Shqipërisë

shqiperia


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'