Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar, është sërish tema e ditës në Komisionin e Medias dhe Edukimit. Në komision sot ka marrë pjesë për të raportuar mbi truallin e Teatrit, Valdrin Pjetri, drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka replikuar me Pjetrin lidhur me informacionin që sipas PD-së, Hipotekat duhet të japin për këtë truall. Kryeregjistruesi ka thënë se Hipotekat mund të japin informacion vetëm për truallin ku ndodhet toka, jo për tokën private përreth teatrit, pasi sipas Pjetrit, nxjerrja e informacionin cënon të dhënat personale.
Replikat në Komision:
Pjetri: E keni informacionin
Vokshi: Informacioni i sjellë në komision, i pasaktë
Pjetri: S’kam patur kohë të sjell informacione të tjera. Sqarojmë se zyra mund të japë informacion vetëm për truallin me pronar shtetin. Për të tjerat, askush s’mund të nxjerrë informacion.
Vokshi: Citimet që ju bëni në ligj s’janë të sakta. Po bazohemi në një ligj specific që është miratuar me votat e mazhorancës. Në bazë të ligjit do ketë specifikime. Kontrolluesi nuk është i detyruar të informojë subjektin. Nëse duhet ne bëjmë përpunimin e të dhënave dhe të ruajmë konfidencialitetin.
Pjetri: Mbrohen nga ligji për të dhënat personale. Nëse ata japin pëlqimin informacioni jepet
Vokshi: Justifikimet mbi këto ligje janë të pasakta. Ju nuk keni të drejtë të refuzoni informacionin e klasifikuar. Ju kanë urdhëruar të refuzoni informacionin.
Në vijim të mbledhjes tek Komisioni i Medias, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, i ka ndërprerë fjalën drejtorit të Hipotekave,Valdrin Pjetri. Gjatë debateve në Komision, Vokshi ka replikuar edhe me socialistin Besnik Bare, dhe ish-ministrin Ilir Beqja, të cilin e akuzoi sërish për koncesionet në fushën e Shëndetësisë.
Replikat e plota:
Vokshi: Fike mikrofonin, ta jap unë fjalën.
Bare: E drejtoni këtë komision sikur po bëni luftë
Vokshi: Nuk e zgjidhni dot ju opozitën.
Pjetri: Në datën 9 dhe 10 mora ftesën në Komision për t’u paraqitur. Kohë e pamjaftueshme për të sjellë informacion.
Vokshi: Cila prej pikave nuk duhet që ju t’iu përgjigjeshit. Na duhet informacion sa tokë ka “Fusha”.
Pjetri: Në kërkesën tuaj se keni përmendur Fushën.
Boçi: S’je shtatanik se je 1.90 i gjatë. Ne kemi kërkuar cila është prona e privatit, ti mund të thoje pa emër “Prona private ka kaq”. Ti zhytesh në thellësi për të fshehur këtu. Baza e këtij diskutimi është ligji Fusha. Vetë Fusha e ka dhënë pëlqimin e tij. Vetë Kryeministri ka thënë në Parlament që Fusha do zhvillojë këtë truall pasi ka tokë.
Vokshi: Çfarë të negociojmë tokën?
Boçi: Thirrja jote këtu para komisionit ka kontekst shumë të thjeshtë. Fusha Company sa sipërfaqe ka? Sa është pjesa e shtetit? Sa është sipërfaqja që ka Fusha? Ky është thelbi i debatit parlamentar.
Vokshi: Beqja jeni shumë nervozë. Sa herë ka diskutim koncesionesh ndërhyn. I ke dhënë 400 e ca mln asaj për koncesionet.
Beqja: Jo jo, i kam dhënë 100 mln javë për javë. Tani, kjo është kërkesa. Kjo është kartela që ka shteti shqiptar, tani kërkoni hartën. Bëni një kërkesë të dytë.
Ky burri.. me mbiemer Vokshi, nuk na u nda nga ekrani.
Përgjigju