Media e familjes Berisha: Prokuroria belge vë nën hetim Lulzim Bashën për 'Toyota Yaris'? Kryedemokrati e mohon: Trillim për të justifikuar akuzën se 'jam peng i dosjes'

Media e familjes Berisha: Prokuroria belge vë nën hetim Lulzim Bashën për 'Toyota Yaris'? Kryedemokrati e mohon: Trillim për të justifikuar akuzën se 'jam peng i dosjes'

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Media e Familjes Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sipas së cilëve ai është në vënë në hetim nga drejtësia belge. Në vijimësi të këtyre akuzave, që janë artikuluar në pothuajse çdo 'Foltore' të Sali Berishës se është "peng i dosjes Toyota Yaris", kanë publkisuar dhe një shkresë për të cilin pretendojnë se dokumentacioni hetimor i prokurorive të të dy vendeve ku Lulzim Basha është person nën hetim në Belgjikë.

"Lulzim Basha në datën 21 qershor 2018 ka bërë një deklaratë para parlamentit shqiptar ku ka lajmëruar mbërritjen e fondeve në cash, fonde të cilat u bllokuan në datën 24.06.2018 në Durrës dhe ka akuzuar deputetin Taulant Balla dhe dy parlamentarë të tjerë, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja se janë këta persona në origjinë të dërgimit të këtyre fondeve në lidhje me krimin e organizuar. Basha është thirrur disa herë nga ana e prokurorëve dhe hetuesve belgë që të ridëgjohej si dëshmitar në Bruksel, por nuk është paraqitur dhe nuk ka dërguar një justifikim bindës në lidhje me mungesat e tij të përsëritura.  Thirrjet e autoriteteve belge të datave 15.11.2019 për t'u paraqitur në datën 9.12.2019; 21:1.2020 për t'u paraqitur në datën 24.1.2020; 14.2;2020 për t'u paraqitur në datën 28.02.2020; si edhe me paralajmërimi i datës 3.3.2020 për t'u paraqitur në datën 17.3.2020, kanë mbetur pa përgjigjke me shkrim nga ana e tij. Të procedohet ose të bëhet ridëgjimi i hollësishëm në cilësinë e dëshmitarit të z.Lulzim Basha edhe me detyrim nëse është nevoja", thuhet në dokument.

Megjithatë, Lulzim Basha e ka mohuar këtë lajm, duke thënë se janë trillime të fabrikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, për të justifikuar kështu shprehjen sistematike të tij se “Basha është i marrë peng”.

“Kam dhënë dëshminë e plotë. Jam i gatshëm të jap dëshminë. Dëshmia është dhe në SPAK, edhe para zyrtarëve belgë. Unë udhëtoj që sonte drejt Brukselit dhe kam udhëtuar dhjetëra herë. Për herë të fundit kam qenë në qershor. Nuk jemi në rrafshin e trillimeve. Nëse ka nevojë të jap dëshmi përsëri e jap kudo. Është shenjë dëshpërimi që për të justifikuar trillimin që Basha është peng, do të dëgjoni trillime të tilla. Si mbahet peng Lulzim Basha, që ka tetë vite që bën opozitë. Kultura e vjetër, e linçimit që të justifikojë atë që ka thënë që s’e kthen dot që ky është peng, s’ka si e justifikon. Nuk është hapur kurrë një çështje ndaj meje në SHBA. Të gjitha këto, përveç përpjekjes për të manipuluar njerëz të lodhur nga 25 prilli prej masakrës zgjedhore nuk ka asgjë tjetër, janë trillime. Jam ftuar për të vizituar SHBA-të dhe siç kam qenë do të vazhdoj të jem në institucionet e Amerikës. Ata më kanë njohur si partner kur kam çuar Shqipërinë e NATO-s. Më kanë njohur si kryetar të opozitës. Më kanë njohur dhe në çështjet të tjera që kanë të bëjnë me gjeostrategjinë”, tha Basha, në një intervistë për "Real Story".

Si u zbuluan 3.4 euro brenda makinë “Toyto Yaris”?
Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri. Kjo çështje u përdor si një 'kal beteje' nga opozita shqiptare për të akuzuar ashpër kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. I rrezikuar për t'u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit. Ai bëri një denoncim në një fjalë në Kuvend, dy ditë para se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh. Lulzim Basha u dënua nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës. Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist.  Në gjykim është dërguar vetëm Ervis Vladi për akuzën e "mosdeklarimit të të hollave në kufi" dhe Agim Çeka për "armëmbajtje pa leje", ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Ndërkohë, pushoi çështjen për të dyshuarit Alfred Vladi, Edi Lika, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri.

Lajmi i Syri.Net për Lulzim Bashën 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mafmut Kasap Rexhep Bule [ leka ]: 03/12/2021 08:26

    Shikoni tani salheu tregon që lul shal ngjitmi është një monstër. Po pse tani e mësoi salheu që luli është monstër ? Salheu e dinte shum mir që luli ishte hajdut se luli për të ka vjedhur dhe vrar. Po tani që luli e preu në bes salheu po nxjer kartat. Po prit o zoti salhe se dhe luli ka shum supriza për ty prandaj mos u nxito shum o plaku mere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë