Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e goditjes së objekteve raketore iraniane për të ndaluar sulmet e Teheranit kundër vendit. Kështu shkruan Axios, duke cituar dy burime që kanë dijeni për çështjen, dhe duke theksuar se një sulm i Emirateve kundër Iranit do të ishte pa precedent.
Emiratet kanë qenë vendi më i sulmuar nga Irani që nga fillimi i luftës, madje më shumë se Izraeli. Vendi “po shqyrton miratimin e masave mbrojtëse aktive kundër Iranit. Megjithëse nuk janë të përfshirë në asnjë mënyrë në luftë, Emiratet kanë pësuar gjithsesi 800 goditje”, ka deklaruar një burim i njohur me diskutimet politike në Emirate.
Lajmi kryesor:
Do zgjidhej pasuesi i Khameneit, SHBA dhe Izraeli bombardojnë mbledhjen e Asamblesë në Iran! Një dron godet konsullatën amerikane në Dubai












