Nga vendpushimet më të largëta të Balit e deri te plazhet e Shqipërisë, ja cilat janë vendet që nuk duhen humbur këtë vit, shkruan Laura Itzkoëitz në një artikull të botuar në revistën franceze “AD Magazine”.
Ndërsa viti 2024 po i afrohet fundit, ju mund të pyesni veten se cilat janë vendet që duhet të vizitoni në vitin 2025.
“AD Magazine” ju ofron listën e vendeve më të mira për adhuruesit e arkitekturës dhe dizajnit. Ekzistojnë shumë vende të jashtëzakonshme në botë.
Po mendoni të ktheheni në vendet tuaja të preferuara, të cilat e kanë dëshmuar vlerën e tyre? Apo jeni duke kërkuar horizonte të reja?
Dëshironi të bëni një udhëtim më pranë shtëpisë? Apo preferoni të udhëtoni në qoshet më të largëta të planetit?
Kjo listë ofron një ndërthurje të të gjithave, duke përfshirë destinacione më pak të mbushura me vizitorë të cilat nuk i keni imagjinuar kurrë më parë!
Qofshin muzetë e rinj emocionues apo institucione kulturore, vende natyrore që ia vlen të vizitohen, hotele në trend apo tendenca në zhvillim në arkitekturë dhe dizajn – këto vende janë destinacionet më të mira për turistët kureshtarë të etur për frymëzim.
Zbuloni 22 vendet me te mira për t’u vizituar në 2025 sipas redaktorëve ndërkombëtarë të “AD Magazine”.
Tiranë, Shqipëri
A ju kujtohet bumi i Dubait në fillim të shekullit XXI?
Diçka e ngjashme po ndodh në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku në qendrën historike ngrihen një sërë rrokaqiejsh marramendëse.
Pas thirrjes ndërkombëtare për projekte të zhvillimit urban, duke përfshirë hapësirat e gjelbra, rrugët dhe transportin publik modern, Tirana është kthyer në një qendër arkitekturore për kompanitë e mëdha ndërkombëtare si “Bjarke Ingels Group”, “Zaha Hadid Architects”, MVRDV dhe Alejandro Aravena, ndër të tjera.
Ky zhvillim reflektohet sot në ndërtimin e një rrokaqielli 300 metra të lartë, gjashtë ndërtesave mbi 200 metra të larta dhe 21 ndërtesave të tjera mbi 100 metra të larta.
Katër kulla të tjera janë inauguruar në Tiranë në pesë vitet e fundit, duke përfshirë ikonën “Doëntoën One” nga kompania holandeze MVRDV.
22 vendet në botë për t’u vizituar në 2025, sipas “AD Magazine”:
Tiranë, Shqipëri
Metz, Francë
Bregu i Amalfit, Itali
Guadalajara, Jalisco, Meksikë
Hardangerfjord, Norvegji
Londër, Britani e Madhe
Al Moudira, Luxor, Egjipt
Tabanan, Bali
Nju-Jork, SHBA
Tangier, Marok
Medellin, Kolumbi
Vjenë, Austri
Vilnius, Lituani
Siçili, Itali
Amsterdam, Holandë
Buenos Aires, Argjentinë
Richmond, Virxhinia, SHBA
Malta
Escalante, Kosta Rika
Qyteti i Vjetër, AlUla, Arabia Saudite
Arequipa, Peru
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.6%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 3051
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Proda takim me zv.presidentin e policisë çeke: Luftë krimit të organizuar! Patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror
17 Janar, 12:20
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! I vogli po trajtohet në pediatrinë e QSUT
17 Janar, 11:17
-
Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Partizani gjen Laçin, AF Elbasani luan me Vllazninë
17 Janar, 11:11
-
Vrau 81-vjeçarin me çekiç pas kafes në shtëpi, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin
17 Janar, 11:07
-
Plas në PD, tjetër akuzë për manipulim në zgjedhjet për degën nr.2 në Tiranë! Kandidati: M’u ndryshua rezultati! Hije dyshimi për fryrjen e listave
17 Janar, 10:47
-
Shqipëria, Gaza dhe Hëna/ Publikohet lista me 25 vendet që janë në rrezik
17 Janar, 09:09
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48