Media franceze ‘Easy Voyage’: Vendet më të bukura në Shqipëri për të eksploruar

Media franceze ‘Easy Voyage’: Vendet më të bukura në Shqipëri për të eksploruar

Syri i Kaltër

Shqipëria destinacioni i ri për turistët i cili ofron një ndërthurje të vendeve arkeologjike, maleve dhe fshatrave tradicionale plot hijeshi, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Easy Voyage”.

Vitet e fundit, turizmi në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e më në rritje dhe ky vend ballkanik është kthyer shpejt në destinacionin kryesor evropian. I pasur në trashëgiminë e tij historike dhe natyrore, Shqipëria kryeson mes vendeve të lashta arkeologjike. Shqipëria është gjithashtu shtëpia e liqeneve dhe plazheve ku mund të pushoni këtë verë!

Liqeni i Ohrit
Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe një nga liqenet më të vjetra në botë. Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Ky liqen furnizohet nga Liqeni i Prespës i vendosur në juglindje dhe derdhet në drejtim të veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi.

Midis dy liqeneve ndodhet Parku Kombëtar i Galiçicës – i krijuar në vitin 1958 dhe i vendosur në masivin me të njëjtin emër. Për t’u freskuar, nuk ka asgjë më të mirë se një nga plazhet e liqenit!

Plazhi i Progradecit, ndodhet në mes të qytetit dhe maleve që e rrethojnë atë në lindje dhe perëndim dhe që shtrihen drejt horizontit në të dy anët e brigjeve të liqenit. Shijoni relaksin pranë liqenit me ujëra të pastra bruz. vKrahas ujërave të liqenit, do të keni mundësi të vizitoni edhe sitin arkeologjik të Linit.

Plazhet e Ksamilit
Ksamili, një fshat i vogël në jug të vendit, është një vendpushim i njohur bregdetar i cili ofron shumë plazhe ku mund të pushoni. Përreth zonës ndodhen disa ishuj të vegjël të pabanuar. Në këto plazhe mund të shijoni diellin në një shezlong, të pushoni nën hijen e çadrave të kashtës ose të notoni në ujërat e pastra bruz. 

Syri i Kaltër
Duke lënë Ksamilin në veri dhe duke u ngjitur drejt maleve, rruga të çon në Syrin e Kaltër. I vendosur në fund të luginës së Delvinës dhe Sarandës, liqeni njihet si një zonë e mbrojtur që nga viti 1996 që përfshin 180 hektarë pyll përreth.

Për të shijuar plotësisht liqenin, vizitoni pjesën veriperëndimore ku dominojnë ujërat e kristalta dhe bimësia e dendur. Uji është aq i pastër sa mund të shihni florën që rritet në fund të lagunës. Për t’u relaksuar vizitoni restorantin “Syri i Kaltër”, i cili mban të njëjtin emër.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë