PARIS - Një tjetër gafë e televizionit amerikan "Fox News" përsa u takon komuniteteve islamike në Evropë.
Pas qytetit anglez të Birmingamit, i përcaktuar para pak ditësh si "100 për qind mysliman", këtë herë lenta e këtij televizioni është drejtuar te disa lagje të Parisit, mes të cilave një pjesë e madhe e lagjes 18, që përfshin edhe zonën e famshme të Montmartre, që sipas "Fox News"-it "janë të ndaluara për jomyslimanët" dhe që qeverisen sipas ligjeve të sharias dhe jo të shtetit francez.
Për të mbështetur këtë fakt është veterani i marinsave dhe "eksperti i konflikteve", Nolan Petersen, i cili në mikrofonët e televizionit amerikan shpjegon sesi në brendësi të Parisit, në periferi të tij, madje edhe në disa zona të Francës, ekzistojnë të paktën 700 "zona të pakalueshme", lagje ku islamikët "bëjnë ligjin" , rekrutojnë "në mes të ditës" dhe dalin xhiro "me bluza me fytyrën e Osama bin Ladenit dhe me logot e xhihadit".
"Amerikanët do të tronditeshin nëse do të merrnin vesh se, duke nisur nga kulla Eiffel, boll të marrin një taksi për t'u gjendur në rrugë të ngjashme me ato të Bagdadit", thotë Petersen.
Lajmi i televizionit amerikan u bë shumë shpejt objekt i medias sociale, ku në Twitter dhe Instagram u botuan foto nga lagjet e përmendura me siglën #foxnewsfacts për të treguar gabimet e rënda të "Fox News"-it.
Ndërkohë, kryetari i minibashkisë që përfshin këto zona ka bërë një protestë zyrtare lidhur me ngjarjen./ATSH/
/Shqiptarja.com