Media gjermane artikull për operacionin ‘Fijet’: Kush është vëllai i madh i 2.8 milionë banorëve? Grupet kriminale me epërsi teknologjike ndaj policisë

Media gjermane artikull për operacionin ‘Fijet’: Kush është vëllai i madh i 2.8 milionë banorëve? Grupet kriminale me epërsi teknologjike ndaj policisë

Kamerat e sigurisë të çmontuara

Operacioni i policisë ‘Fijet’ për heqjen e kamerave të paligjshme të vendosura në të shumtën e rasteve nga anëtarë të grupeve kriminale ka marrë jehonë ndërkombëtare.

Së fundmi, media gjermane, Frankfurter Rundschau i ka kushtuar një artikull të tërë çmontimit dhe sekuestrimit të qindra kamerave të vendosura nga grupe kriminale në Shqipëri me qëllim monitorimin e lëvizjeve të policisë. Në artikull ngrihet pikëpyetja se kush është ‘vëllai i madh’ i 2.8 milionë banorëve që raportohet se jetojnë në Shqipëri.

“Megjithatë, kamerat e montuara ilegalisht mbi kanionet e rrugëve me pluhur të Shqipërisë, të cilat nuk janë aspak sekrete apo të fshehura, po ngrenë gjithnjë e më shumë pyetjen e kandidatit të BE-së se kush është saktësisht vëllai i madh i 2.8 milionë banorëve të vendit. Shumë nga kamerat të cilat janë përhapur si kërpurdha janë instaluar nga shkelësit e ligjit, klane të fuqishme, por shpesh rivale të drogës, jo vetëm që mbajnë nën vëzhgim njëri-tjetrin me kamerat moderne të vëzhgimit dhe dronët, por edhe policinë”-thuhet në artikullin e medias gjermane.

Ndërkohë ekspertët ngrenë alarmin se grupet kriminale kanë një epërsi teknologjike mbi policinë duke u lejuar atyre vëzhgimin e lëvizjes së autoriteteve të ruajtjes së rendit në vend.

Pjesë nga artikulli i medias gjermane:

Lajmi për kamerat e sigurisë gjithnjë e më të lokalizuara nga pronarë të dyshimtë, jo vetëm që ka ngritur shqetësime për sigurinë e të dhënave në Shqipëri. “Epërsia teknologjike e grupeve kriminale” në krahasim me shtetin është “shumë flagrante”, thotë Erida Skendaj, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Tiranë. "Kamera të paligjshme të vëzhgimit në Shqipëri ngrenë shqetësime për fuqinë e bandave," titullon agjencia Balkan Insight.

Klanet e drogës në Shqipëri monitorojnë njëri-tjetrin me kamera të paligjshme

Edhe dhjetëra arrestime të personave të dyshuar për instalimin dhe funksionimin e kamerave të paligjshme vështirë se mund të zbusin shqetësimet e aktivistëve të të drejtave civile dhe ekspertët e sigurisë për rritjen e ndikimit të mafias së drogës në vend. Shqipëria konsiderohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në kontinent. Qofshin vrasje me porosi apo shpërthim me tritol klanet e drogës nuk ndalen në luftën për pushtet.

Që prej fillimit të operacionit “Fijet” policia ka asgjësuar 531 kamera sigurie të vendosura pa leje dhe me synim spiunimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë. Nën hetim, në 9 qarqe ku operacioni është shtrirë janë vënë 83 persona, një pjesë e madhe e të cilëve me precedent të theksuar kriminal. Emra si Plaurent Dervishaj, Avdylajt e Shijakut, Saimir Taullau në Lushnje, e më gjerë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen