Pas pushimeve verore, rifillon planifikimi. Por, cili është objektivi në listën e udhëtimeve për vitin e ardhshëm? Frymëzohuni nga vende më pak të njohura, shkruan Franziska Kaindl në një artikull të botuar në revistën gjermane “Merkur.de”.
Për shumë turistë, pushimet verore sapo kanë përfunduar, por pikërisht në këtë moment dëshira për të planifikuar udhëtimin e radhës është më e madhe. Në fund të fundit, pritjet janë gëzimi më i madh.
Viti i ardhshëm mund të jetë gjithashtu një mundësi për shumë turistë që të provojnë destinacione të reja udhëtimi.
Në funksion të protestave kundër turizmit masiv ose vapës së madhe në Mesdhe gjatë verës, turistët mund të jenë të etur për ajër të freskët kur planifikojnë pushimet e tyre.
Platforma online e udhëtimeve “Urlaubspiraten” ju sugjeron tre destinacione udhëtimi që deri më tani janë nën radar: Alpet Shqiptare, Shqipëri; Laplanda, Finlandë; Galicia, Spanjë.
Jo vetëm bregdetin: vizitoni Alpet Shqiptare
Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më në trend të udhëtimeve gjatë viteve të fundit dhe vendi mesdhetar konsiderohet si një alternativë më e lirë kundrejt Greqisë.
Përveç bregdetit, pushuesit mund të hedhin një vështrim më të afërt në Alpet Shqiptare, të quajtura Prokletije, ku ndodhen disa parqe kombëtare të rrethuara nga peizazhe mahnitëse.
Një nga parqet më të bukur është Parku Kombëtar i Thethit me ujëvarën e Grunasit. Por, edhe lugina e Valbonit me lumin me të njëjtin emër, si dhe malet dhe formacionet shkëmbore mbresëlënëse ia vlen të vizitohen.
Gjithashtu, ju rekomandojmë të mos humbisni një vizitë në lumin e Shalës, i cili mund të arrihet me varkë pëmes liqenit të Komanit shpesh i konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve si “Tajlanda e Shqipërisë”./ata
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, autori i arrestuar: Urdhrin e mora nga burgu! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet (VIDEO + EMRI)
12 Janar, 08:40
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
(Vetë) Vrasja e elitave
9 Janar, 11:56
-
‘U luftua korrupsioni!’ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Do identifikohen kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike
8 Janar, 16:39
-
Kreshnik Spahiu: Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë
4 Janar, 17:49
-
Reshje të dendura bore në Theth, Tamarë dhe në 'Rrugën e Kombit'! Akset të hapura, nga tuneli në Morinë qarkullimi me goma dimërore (VIDEO)
4 Janar, 09:28