GREQI - As Greqia nuk i shpëtoi valës nacionaliste shqiptare në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri. Kështu nis shkrimi i agjencisë së lajmeve greke Iefimerida.

Ajo shton se Serbia e Shqipëria njihen për konfliktin mes tyre për diferencat që kanë në lidhje me çështjen e Kosovës duke përshkruar edhe atë çfarë ndodhi në stadium.
 
 
“Nacionalistët nuk kanë hezituar që të përfshijnë në kufirin e vendit edhe pjesë të Greqisë. Në mënyrë të veçantë, "flamuri" famëkeq përfshinte Epirin, Maqedoninë Perëndimore dhe Korfuzin.”- shkruan Iefimerida.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)