Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në burg për blerje votash, mund të jetë kandidatit i “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet për parlamentin evropian. Media greke “Kathimerini” ka publikuar një artikull ku shkruan se tashmë është e sigurt dhe Beleri është vendosur në listën e partitë në pushtet në Greqi.
“Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet ishin bllokuar, ku e vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri. Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite”, shkruan “Kathimerini”.
Në Shqipëri po pritet Apeli u GJKKO për një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin. Një vendim fajësie do të shpallte zgjedhje të parakoshme për Himarën ndërsa pafajësia do të bënte që Beleri të betohej si kryebashkiak.
Nëse “Demokracia e Re” e Mitsotakis e kandidon duhet parë nëse ai heq përfundimisht dorë nga betimi për kryetar në Himarë. Ligji ynë ndalon që një kryetar bashkie të jetë deputet, ndërsa nuk parashikohet situata për zgjedhjet evropiane.
Kaq me vlerë qënka ky Grekqirë satë kandidojë për eurodeputet! një i pa shkolluar dhe kriminel, a duhet të pranohet nga Europa një hajdut,dhe i pa shkollë.
Përgjigju