TIRANE - I burgosuri shqiptar Ilia Kareli në Greqi ka vdekur në shtrat pas torturave, ende me duar të lidhura dhe tërësisht i zhveshur. Media greke ka publikuar sot disa momente shtesë nga videoja, që tregon "minutat tragjike" të Ilia Karelit të torturuar në burgun e Nigritas.

Ndërkohë, vetë televizioni grek, që ka shfaqur videon, evidenton me kornizë një zyrtar të veshur civil, me këmishë bojëqielli, ndryshe nga gardianët me këmisha të errta blu, që hyn e del nga qelia e torturave në dhomën ku jep frymën e fundit, i dënuari shqiptar. Nga xhirimet e mëparshme ka rezultuar se i vetmi person me kostum civil e këmishë bojëqielli në regjistrimet e kameras së burgut ka qënë drejtori i Nigritas. Në këtë video, drejtori shfaqet vetëm me këmishë. 


ilia kareli
(Kareli duke u shtrirë me duar të lidhura)
ilia kareli
(Zyrtari me këmishë civile, që hyn e del në qeli)
ilia kareli
(Ja si hyri doli dhe si u kthye në qeli, shqiptari)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)