ITALI - Mediat italiane komentojnë situatën e bllokimit të kalimit të shqipëtarëve në shtetin grek. Agjencia e lajmeve online TG COM publikon me lajm të fundit tensionin në kufirin Shqiptaro- grek.

Tensionet e ditëve të fundit mes Greqisë dhe Shqipërisë kanë çuar në mbylljen reciproke të kufijve duke mos lejuar lëvizjen e qyetarëve të të dy vendeve.

Shkaku i "luftës diplomatike" është një mosmarrëveshje mes Kishës Ortodokse Shqiptare e lidhur ngushtë me Athinën, dhe bashkinë e qytetit të vogël të Përmetit në jug të Shqipërisë e cila është në pronën e një ndërtese publike.

tgcom
(Lajmi i publikuar sot nga TG COM)

Redaksia online
(s.g/shqiptarja.com)