Media: Izraeli ka nevojë për 7 mijë ushtarë, lufta në Gaza ‘shteroi’ ushtrinë

Media: Izraeli ka nevojë për 7 mijë ushtarë, lufta në Gaza ‘shteroi’ ushtrinë

1709326535_dsabfdsfxngfdxsng.PNG

Ushtarë izraelitë

Ushtria izraelite ka nevojë urgjente për të paktën 7 mijë ushtarë, përveç atyre të parashikuar tashmë në draftin e ardhshëm, për të plotësuar vakancat e shkaktuara për shkak të luftës në Gaza, si dhe për të përballuar kërcënimet e reja nga Hamas dhe një sërë shtetesh aleate të grupimit palestinez.

Gazeta izraelite “Yediot Ahronot” shkruan se brenda forcave të armatosura izraelite parashikohet edhe trajnimi i 7500 efektivëve të tjerë.

Gjatë luftës, saktëson gazeta, ushtria ka pësuar 582 humbje, si dhe disa mijëra të plagosur “fizikisht edhe mendërisht”, të cilët nuk mund të kthehen më në repartet e tyre.

Humbje shumë të rëndësishme, shton gazeta, kanë ndodhur në mesin e oficerëve që kanë qenë vazhdimisht në vijën e parë të luftimeve.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pas masakrës me 112 të vrarë në Gaza, Macron: Tmerr, armëpushim menjëherë! SHBA veto deklaratës në KS që dënon sulmin izraelit


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës