Izraeli pret një përgjigje nga Hamasi në 48 orët e ardhshme, në lidhje me propozimin që i ka bërë për të arritur për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.
Sipas mediave izraelite, kushtet e propozimit i janë transmetuar Hamasit në Gaza përmes delegacionit egjiptian, të udhëhequr nga shefi i inteligjencës Abbas Kamel, i cili dje zhvilloi pesë orë bisedime me negociatorët izraelitë.
Izraeli pret që Hamasi të lirojë 33 pengje të gjallë që plotësojnë të ashtuquajturat kritere 'humanitare' - gra, fëmijë, burra mbi 50 vjeç dhe të sëmurë - por Hamasi pretendon se ka vetëm 20 pengje që plotësojnë këto kritere.
Propozimi parashikon gjithashtu një fazë të mëvonshme të negociatave, në të cilën do të diskutohet fundi i luftës dhe lirimi i të gjithë pengjeve të tjerë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Ministri Katz: Nëse arrihet një marrëveshje me Hamasin ne do të pezullojmë operacionin Rafah! Media: Izraeli pret përgjigje brenda 48 orëve








