Media kolumbiane, ‘El Tiempo’: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji

Media kolumbiane, ‘El Tiempo’: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji

Dhërmi

E vendosur në Gadishullin Ballkanik, “Karaibet e Evropës”, Shqipëria mirëpret gjithnjë e më shumë vizitorë dhe po konsolidohet në hartën turistike të Kontinentit të Vjetër, sipas një artikulli të botuar në revistën kolumbiane “El Tiempo”.

Dikur një vend i mbyllur në orbitën e dikurshme komuniste, në juglindje të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria po shfaqet në turizmin ndërkombëtar si “Karaibet e Evropës”.

Ndërkohë që agjencitë turistike vazhdojnë ta ofrojnë gjithnjë e më shumë, Shqipëria po konsolidohet si destinacioni i zgjedhur nga mijëra vizitorë nga e gjithë bota – që vijnë për të zbuluar plazhet e saj të ëndrrave.

Shqipëria është një vend i vogël me brigje në detet Adriatik dhe Jon. Shumë ekspertë të udhëtimeve i kanë i krahasuar plazhet e saj me kartolinat idilike me ujëra të pastra kristal me pamje nga Republika Domenikane, Kuba apo Meksika.

Por, kjo lloj rerë evropiane është e shpërndarë mes peizazheve malore, me Alpet Dinarike që përshkojnë brendësinë e tyre, mes zonave arkeologjike, kështjellave dhe qyteteve antike plot histori.

Gjithashtu, në krahasim, është relativisht më lirë se sa të vizitosh vendet e tjera në Evropë. Dhe nëse udhëtoni nga Kolumbia, nuk keni nevojë për vizë të veçantë për të hyrë në Shqipëri – nevojitet vetëm një leje për të qëndruar në vend për 90 ditë.

Bumi i verës

Qoftë për të zbuluar historinë përmes mbetjeve arkeologjike të qytetit antik të Apolonisë apo për të pushuar në një nga plazhet e Rivierës Shqiptare, koha më e mirë për të vizituar vendin është midis majit dhe shtatorit.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën kiwi.com, bazuar në rezervimet e bëra muajt e fundit, për udhëtimet gjatë verës 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, Tirana, në Shqipëri, është ndër vendet më të preferuara nga turistët spanjollë për verën e ardhshme.

Që nga pandemia, vendi ballkanik ka shënuar një rritje progresive të turzimit prej rreth 20-30 për qind çdo vit.

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, në vitin 2023 – Shqipëri ishte vendi i katërt që regjistroi rritjen më të madhe të numrit të turistëve ndërkombëtarë – me një rritje prej 56 për qind krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2022, vendi u vizitua nga 7,5 milionë turistë ndërkombëtarë dhe në vitin 2023 u regjistruan 10,1 milionë, pa dyshim, shumë larg destinacioneve të tjera tradicionale, por me shifra të theksuara rritjeje.

Përtej atraksioneve të tjera të saj, plazhet e Shqipërisë duken të frymëzuara nga disa destinacione të Karaibeve dhe janë arsyeja kryesore e projeksionit të saj të fortë drejt turizmit ndërkombëtar.

Në jug të vendit, bregdeti i detit Jon formon një peizazh të paharrueshëm për shkak të bukurisë së tij që ndërthuret me elementë të tjerë.

Brenda kësaj zone, një nga pikat më të spikatura është Ksamili, në Rivierën jugore Shqiptare – dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, i njohur për ishujt e tij të vegjël të arritshëm me not ose varkë, ujërat e tij bruz dhe rërën e bardhë.

Në të njëjtën kohë, plazhi i Dhërmiut shquhet si një nga destinacionet më të njohura në Rivierën Shqiptare, me një mjedis impozant malesh dhe ujërash blu – ideale jo vetëm për qetësi por edhe për aktivitete ujore.

Qendra e saj e vogël historike është një tjetër atraksion ideal për një ditë pushimi në plazh.

Përveç kësaj, ju mund të vizitoni qytetin e Himarës, me plazhe të pabesueshme dhe një qytet të vjetër plot me monumente historike.

Gjithashtu, Tirana, kryeqyteti, paraqet një larmi atraksionesh turistike që plotësohen edhe nga plazhet urbane.

Pika e nisjes për ta eksploruar mund të jetë Sheshi Skënderbej, zemra e qytetit, nga ku mund të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar dhe lagjen shumëngjyrëshe të Bllokut, i famshëm për jetën e tij të natës.

Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, shquhet si një tjetër peizazh urban i dukshëm për t’u vizituar.

Është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, i njohur edhe nga UNESCO për arkitekturën e tij unike.

Ndër xhevahiret e këtij qyteti janë Kalaja e Beratit, e djegur nga romakët në vitin 200 para Krishtit; Muzeu i famshëm i Onufrit - i vendosur brenda katedrales së “Shën Mërisë” e shekullit XVIII; dhe objekte të tjera të shenjta si Xhamia e Plumbit, Xhamia e Mbretit dhe Xhamia e Beqarëve apo ura e Goricës mbi lumin Osum, si një nga vendet më të veçanta të Beratit.

Për adhuruesit e ecjes dhe natyrës, një tjetër pikë kryesore është Parku Kombëtar i Llogorasë, me pamje panoramike të detit Jon dhe Rivierës mahnitëse Shqiptare.

Ndërkohë, kureshtarët për historinë do të gjejnë në qytetin e Butrintit rrënoja arkeologjike nga epoka greke, romake dhe bizantine./ATSH

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Begaj kujton 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë: Nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve të 90-ës, që rrëzuan diktaturën dhe ndezën flakën e një populli!

Begaj kujton 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë: Nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve të 90-ës, që rrëzuan diktaturën dhe ndezën flakën e një populli!