Foto:Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pret që marrëveshja me Iranin të nënshkruhet "nesër në mbrëmje në Pakistan".

Lajmin e bëri të ditur gazetarja e Fox News, Maria Bartiromo, pas një bisede telefonike të zhvilluar me Trump.

"Ai më tha se pret që Irani të nënshkruajë një marrëveshje nesër në mbrëmje në Pakistan dhe se të gjitha pikat tani janë negociuar. Megjithatë, presidenti shtoi se nëse nuk e nënshkruajnë marrëveshjen, Shtetet e Bashkuara do të hedhin në erë të gjitha termocentralet në Iran dhe shumë më tepër", deklaroi ajo.

"Presidenti", vazhdoi ajo, "më tha pak çaste më parë se duhet të jetë 'e shpejtë' sepse negociatat kanë përfunduar, ata u përpoqën të tërhiqeshin nga marrëveshja, por tani nuk do ta bëjnë më këtë."


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Marrëveshja me Iranin firmoset nesër në Pakistan ose bombardimet do të fillojnë përsëri! Netanyahu: S’ kemi mbaruar punë në Teheran