Me tone të forta e të ashpra, avokati Zaçe Islami pati kritika për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, drejtpërdrejt nga “Studio Live” në Report Tv. Ai tha se hedhja e molotovëve kundrejt efektivëve të policisë është e gabuar, ndërsa e akuzoi Berishën për tradhti ndaj demokracisë.

“Atyre që hedhin molotovë ua kanë bërë mirë. Mos hidh molotov se nuk ta kanë fajin policët, o idiot! O Sali, nuk të kanë faj policët! Fajin e ke ti që na ke tradhtuar neve! Je ti tradhtari i parë! Je ti Juda e demokracisë në Shqipëri! Je ti Juda e së djathtës shqiptare! Ai është Juda që ka tradhtuar të djathtën shqiptare dhe po mban rreth vetes një grup kriminal në të ashtuquajturat lista të mbyllura dhe kjo e zezë nuk ka për të ikur nga Shqipëria përveçse me një përmbysje të përgjithshme popullore”, tha Islami.

Islami e sheh PD-në si Partinë e dikurshme Komuniste që funksionon duke e ndarë pushtetin te një grup i caktuar, që ai e quan “kriminal” pasi kundërshton fort listat e mbyllura.

Zaçe Islami: Partia Demokratike ka shkuar në origjinë, në Partinë Komuniste. Pse votojnë partitë me listat e mbyllura? Ç’janë ato?

Bujar Nallbani: Nuk votojnë partitë, por i mbajnë listat e mbyllura sepse në të hapurat, asnjë nga Benjaminët e tyre të cilët i përkëdhelin, nuk merr asnjë votë.

Zaçe Islami: Pra pushtetin e merr një klikë e organizuar, një grup i organizuar kriminal.

Ndërsa Bujar Nallbani nënvizoi se njerëzit nuk duhet të protestojnë më për Berishën, por për problemet e tyre konkrete.

“Njerëzit duhet të ngrihen për veten, jo për Saliun e militantët.  Nëse unë ngrihem për të mbrojtur Saliun, problemet e tij familjare, hajdutërinë e tij e gjithçka tijën, nuk ngrihem për mirëqenien time personale e popullin që vuan. Ne duhet të ngrihemi për këto që na shqetësojnë, jo për partitë e këtyre që në vite na kanë vjedhur e rrjepur!”, tha ish-kandidati për kreun e PD.

Madje, sipas tij, drejtimi i PD nga Berisha është i paligjshëm.

“Është i paligjshëm në krye të opozitës se ia dha gjykata. Ata që ia dhanë vulën janë të partisë. Aktin e parë të tradhtisë e bënë këta që ia dhanë një tradhtari”, tha Nallbani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:43
‘Saliu bën paradë mode çdo javë!’ Zaçe me deklarata të forta: S’më pranon te foltorja se e di se ç’do t’i them!

Gjatë një diskutimi në “Studio Live” në Report Tv, ku u habit që Sali Berisha vijon sërish sot me foltoren, avokati Zaçe Islami tha se kryetari i PD nuk e lejon të marrë pjesë.

Zaçe Islami: Del Saliu atje e bën paradë mode! Javë për javë ose një herë në 10 ditë, bën paradë mode, hedh ca shashka atje.

-Është prapë sot.

Zaçe Islami: Është prapë edhe sot?

-Sot ka atë foltoren me 20-30 vetë. Aty mund të shkoni ju e të shpalosni idetë tuaja...

Zaçe Islami: Kush të qas atje?

Bujar Nallbani: Pse?

-Po ju, s’jeni demokrat?

Zaçe Islami: Jo! S’më pranon njeri mua atje! Ai e di se ç’do t’i them unë po shkova atje!

Bujar Nallbani: Ajo është trimëri, jo këtu në studio televizive.

Zaçe Islami: Ti kujton se trembem a si e ke hallin? Hajde e më shoqëro, ta shohësh që nuk më lënë!