Media në Kosovë/Richard Grenell: Deri në fundjavë të hiqet taksa 100%, në të kundërt gjërat mund të përshkallëzohen

Media në Kosovë/Richard Grenell: Deri në fundjavë të hiqet taksa 100%, në të kundërt gjërat mund të përshkallëzohen

Sipas mediave në Kosovë, i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell ka thënë se “nuk do presë pafundësisht Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin për të hequr tarifën 100% ndaj mallrave serbe” dhe “nëse tarifa nuk hiqet deri në fund të kësaj jave, atëherë gjërat mund të përshkallëzohen”.

Sipas mediave kosovare, “Në fundjavë, Richard Grenell shqyrton çështjen e tarifave dhe nëse kjo nuk ka ndodhur, ai pritet që të ndërmarrë hapa që do të largonin SHBA nga kjo çështje, duke e konsideruar Albin Kurtin si joserioz për partner të Washingtonit”.

Gjithashtu sipas mediave, në rast se Qeveria e Kosovës nuk heq tarifën 100%, duke nxjerrë pengesa në dialogun me Serbinë, administrate amerikane parasheh politika të reja përballë Kosovës në të gjitha fushat ku ka patur bashkëpunim deri tani.

 Kryeministri Kurti, ka premtuar zëvendësimin e tarifës me reciprocitet, por deri më tani ai vetëm e ka zgjatur pa zgjidhje këtë çështje.

Partneri i Kurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hotit, i ka bërë të qartë Kurtit se tarifa duhet të hiqet shpejt, por Kurti ka vazhduar duke thënë se “nuk ka nevojë të nxitohemi”. Në fakt, kjo është saktësisht e kundërta e kërkesës amerikane, të cilët insistojnë që kjo është çështje e ngutshme.

Tarifa ndaj mallrave serbe u vendos nga Qeveria e Ramush Haradinajt dhe ajo shihet si pengesë e patejkalueshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Administrata e presidentit Trump dëshiron heqjen e menjëhershme të tarifës dhe kthimit të Kosovës dhe Serbisë në dialog.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb