Media: Pas kreu sulmin në Banjskë, Serbia ia dha 8.5 milionë euro kompanisë së RadoiçiçIt

Media: Pas kreu sulmin në Banjskë, Serbia ia dha 8.5 milionë euro kompanisë së RadoiçiçIt

Aleksandër Vuçiç dhe Milan Radoiçiç

Serbia dy ditë pas sulmit në Banjskë ia ka dhënë disa tenderë me vlerë 8.5 milionë euro kompanisë nga Zveçani, “Rad 028”, e cila për shkak të dyshimeve se kontrollohej nga Milan Radoiçiçi është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, ka raportuar e përjavshmja serbe, 'Radar'.

Sipas kësaj gazete, 8.5 milionë eurot, i janë dhënë kompanisë “Rad 028” për katër ditë. Tenderët janë dhënë për “programin e shpërndarjes dhe përdorimin e stimujve për zhvillim ekonomik për vitin 2023”.

Radoiçiçi e ka marrë përgjegjësinë kryesore për organizimin e sulmit paramilitar serb në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai është në kërkim nga INTERPOL-i me kërkesë të Kosovës, por vazhdon të endet i lirë në Beograd. Së fundmi, u publikua një fotografi ku ai shihet duke diskutuar me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

Gazetë serbe “Radar”shkruan se Qeveria e Serbisë ka qenë bujare me “sipërmarrësit” në veri të Kosovës. Kompania që dyshohej se ishte nën pronësinë e Radoiçiçit, “Rad 028”, në 10 vjetët e fundit ka fituar më shumë se 100 tenderë, të financuar nga buxheti i Serbisë.

Nga viti 2014 deri më 2018, kjo kompani ka fituar “vetëm” 7.1 milionë euro nga buxheti i Serbisë. Por kur Radoiçiqi u bë nënkryetar i Listës Serbe në vitin 2018, vlera e tenderëve të fituar nga kjo kompani është 14-fishuar në 102.6 milionë euro. Pra, deri në konfliktin në Banjskë, vlera e punëve të kontraktuara ka arritur në gati 120 milionë euro, ka shkruar  “Radar”.

Që nga janari i këtij viti, nuk ka informacione se kompania nga Zveçani ka marrë ndonjë tender.

Për dallim nga “Rad 028”, kompanitë e themeluara në bashkëpunim mes Radoiçiqit dhe Zheljko Veselinoviqit po vazhdojnë punën pa probleme. E vetmja gjë që ka ndryshuar është struktura e pronësisë. 12 ditë pas konfliktit në Banjskë, Radoiçiqi u largua nga pronësia e kompanive, duke ia lënë vëllezërve Veselinoviq aksionet e plota./ RTK

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele