Media: Pse është mirë që Merkel
mbështet Shqipërinë drejt BE

Media: Pse është mirë që Merkel<br />mbështet Shqipërinë drejt BE
Pas vizitës së kryeministrit Rama në Gjermani me ftesë të kancelares Merkel, mediat gjermane kanë rritur interesin sa i takon integrimit të Shqipërisë dhe marrëdhenieve me Gjermaninë. Ai që ka folur këtë radhë ka qenë Martin Patzelt (CDU), i cili më herët ka qenë Kryetari i Bashkisë së Frankfurtit.

Aktualisht ai është anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Bundestag. Artikulli  publikuar, në portalin Focus online, me titull: Pse është mirë që Angela Merkel mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.
 
Më poshtë artikulli i plotë.
Pse është mirë që Angela Merkel mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
 
Përpara takimit me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Berlin, Kancelarja Angela Merkel premtoi ndihmë të mëtejshme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht në vitet e fundit dhe ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, u shpreh Merkel të hënën.
 
Angela Merkel takoi Edi Ramën në Kancelarinë Federale. Gjatë bisedës u trajtuan marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale si dhe situata e përafrimit të Shqipërisë në BE. Që nga viti 2014, Shqipëria është kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rruga e gjatë e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që filloi në 2003 u shënjua nga shumë probleme të brendshme. Me zgjedhjen e ish-Kryetarit të Bashkisë dhe artistit Edi Rama si Kryeministër në vitin 2013 marrëdhëniet u normalizuan.
 
Reforma e gjyqësorit, miratuar në 2016, i hapi derën negociatave për anëtarësim. Vendi konsiderohet i qëndrueshëm, është anëtar i NATO-s dhe ka marrëdhënie shumë të mira ekonomike me BE-në. Edhe Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e partneritetit dhe e promovojnë këtë vend të vogël ballkanik.
 
Rreth autorit
Martin Patzelt (CDU) është i zgjedhur në Bundestag në zonën zgjedhore të Frankfurtit (Oder) – Oderspree. Më herët ka qenë Kryetari i Bashkisë së Frankfurtit (Oder). Aktualisht ai është anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Bundestag.
 
Shumë probleme strukturore karakterizojnë detyrat e ndërmarra, të tilla si ndërtimi i një sistemi modern të ujit, rrjeti i transportit, dhe menaxhimi i kujdesit mjekësor. Nën drejtimin e Kryeministrit Rama është bërë shumë progres. Vendi tregon qartë vullnetin, për të qenë një partner i besueshëm dhe konstruktiv në Evropë.
 
Mbajtësi i shpresës në Ballkan
Vendi multifetar me muslimanë, të krishterë dhe ateistë prezanton një kontribut shumë të mirë, dhe një urë mirëkuptimi të ndërsjellë midis besimeve në Evropë. Shqipëria është e njohur historikisht, në mënyrë të përsëritur, për pritjen miqësore të refugjatëve nga vende të ndryshme të botës.

Kjo karakteristikë, e cila është demostruar së fundmi me pranimin e 3000 disidentëve iranianë në mërgim të ardhur nga kampi Liberty në Irak, e bën vendin një fener të shpresës për Ballkanin, në çështjet e vështira të të drejtave të njeriut.
 
Vizita e Ramës dhe takimet në Kancelari dhe me Kryetarin e Bundestagut (pas vizitës së tij në Shqipëri) tregojnë se të dyja palët mirëpresin në mënyrë të konsiderueshme rrugën e progresit të Shqipërisë në BE. Garant për një zhvillim pozitiv është sigurisht Kryeministri Edi Rama, i cili, me mënyrën e tij për të trajtuar dhe zgjidhur problemet, hap në mënyrë të shkëlqyer një derë të madhe./LEXO.AL

Angela Merkel
(Faksimile e lajmit te medias gjermane)


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon