1768326750_protestatneiran.jpg

Autoritetet iraniane po kërkojnë shuma të mëdha parash nga familjet e të vrarëve gjatë protestave për të marrë trupat e tyre.

Disa burime i kanë thënë BBC-së se trupat po mbahen në morgje dhe spitale, dhe se forcat e sigurisë po i kthejnë ato vetëm te të afërmit kundrejt pagesës, shkruan La Stampa.

Të paktën 2,435 vdekje janë konfirmuar gjatë më shumë se dy javëve protesta në të gjithë vendin. Një familje në qytetin verior të Rasht i tha BBC-së se forcat e sigurisë kanë kërkuar 700 milionë tomanë, rreth 4,300 euro për kthimin e trupit të të afërmit të tyre.

Trupi po mbahej në morgun e Spitalit Poursina, së bashku me të paktën 70 protestues të tjerë të vdekur.

Ndërkohë, në Teheran, familja e një punëtori kurd të ndërtimit shkoi për të marrë trupin e tij, vetëm për t'u thënë se do të duhej të paguanin një miliard tomanë, pak më shumë se 6,000 euro. Një punëtor ndërtimi në Iran fiton mesatarisht rreth 86 euro në muaj. Në disa raste, stafi i spitalit ka telefonuar të afërmit e viktimave për t'i paralajmëruar ata paraprakisht që të vinin dhe të merrnin trupat përpara se forcat e sigurisë të mund të zhvatnin para.


Lajmi kryesor:

Këshilltarët e Trump: Një sulm në shkallë të gjerë nuk do ta përmbyste regjimin në Iran