Media serbe: Deklaratat e Putinit për Kosovën? Thikë pas shpine mes vëllezërish

Media serbe: Deklaratat e Putinit për Kosovën? Thikë pas shpine mes vëllezërish

Vladimir Putin

Një thikë pas shpine mes vëllezërish, e ka përcaktuar një pjesë e opinionit serb deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin, ku për herë të parë përdori shembullin e Kosovës për të vënë një paralele me njohjen e rajonit separatist pro-rus të Donbasit në Ukrainë.

Logjika e autoriteteve ruse se “nëse Kosova njihet, atëherë e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Donetsk dhe Lugansk”, nuk u prit mirë në Serbi, e cila është aleate e fortë me Rusinë, kryesisht që nga 17 shkurti 2008, momenti kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia.

Por duket se Rusia do të vijojë të përdorë precedentin e Kosovës për të justifikuar shkëputjen e njëanshme dhe shpalljen e pavarësisë së republikave popullore të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut. Kjo është konfirmuar edhe nga presidenti rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg gjatë këtij muaji kur ai përsëri e përmendi si shembull, duke shpjeguar njohjen ruse të këtyre dy rajoneve në Ukrainë.

“Kur Kosova shpalli pavarësinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nën presionin e vendeve perëndimore, vendosi që sipas Kartës së OKB-së, kur një shtet shpall pavarësinë, nuk ka nevojë të kërkohet leje nga qeveria qendrore. Kjo do të thotë se republikat e Donbasit nuk duhej të kërkonin leje nga Kievi”, tha Putin, i cili shprehu një qëndrim pothuajse identik me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Por çfarë do të thotë deklarata e Putinit, nëse e përjashtojmë atë nga konteksti të cilit i dedikohet, pra justifikimit të pushtimit të Ukrainës dhe njohja nga Rusia e pavarësisë së republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut.

Kosova si ‘kusur’

Thikë pas shpinë ndaj Serbisë, e cila do të ketë si epilog ndryshimin e politikës ruse ndaj qëndrimit të Beogradit zyrtar për pavarësinë e Kosovës, njohjen nga Moska të ekzistencës së shtetit të Kosovës, i pëlqen apo jo Serbisë, ose në praktikë, nuk do të thotë gjë tjetër veçse një “precedent” ka ndodhur rastësisht në Ukrainë, ndaj duhet trajtuar ashtu, shkruan media serbe “Nova”.

Ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi Sreçko Gjukiç, i cili edhe pas krahasimit të parë të Kosovës me Donetskun dhe Luhanskun, theksoi se “Rusia e njohu Kosovën”, dhe përkujtoi për Al Jazeera se Putini e përdor rregullisht Kosovën për interesat e tij.

“Duke iu referuar precedentit, ai gjithmonë thotë se nëse Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë Kosovën e pavarur, pse Rusia nuk mund ta bëjë Osetinë e Jugut të pavarur dhe të ashtuquajturat shtete të tjera. Ai thotë rregullisht se Rusia është më e mirë se Amerika, por ata po ndjekin të njëjtën rrugë. Ai akuzon Shtetet e Bashkuara për luftëra në vende të tjera dhe bën të njëjtën gjë”, shtoi ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë