Sekretarja e Shtetit i Ministrisë së Brendshme në Serbi, Biljana Popovic Ivkovic, përpara zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, është takuar me ambasadorët e disa vendeve dhe iu ka paraqitur atyre argumente se pse Kosova nuk mund të bëhet anëtare Interpolit.
Popoviç Ivkoviç u tha ambasadorëve në Santiago se duke e vendosur këtë çështje në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme, Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit shkel Kartën e OKB dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Media serbe Tanjug.Tacno dhe PTC, shkruajnë se Prishtina po përballet me "dështim spektakolar" për anëtarësimin në Interpol. Sipas tyre, zyrtarët në Prishtinë kanë marrë një mesazh nga bashkësia ndërkombëtare që ata nuk do të kenë sukses të hyjnë në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (Interpol) këtë vit, por me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, ata nuk e kanë tërhequr deri më tani kërkesën e tyre.
Sipas ‘Koha Ditore’, Interpol ka pranuar të përfshijë kërkesën e Kosovës në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme, e cila do mbahet në Kili javën e ardhshme. Angola do të jetë vendi raportues dhe ai që do të merret me kërkesën e paraqitur nga Prishtina.
Sipas ‘PTC’, një nga pesë zëvendëskryeministrat e Kosovës, i cili ka folur për gazetën në kushte anonimiteti, tha se "për shkak të kontekstit politik në të cilin ndodhet Kosova, është pothuajse i pamundur procesi i anëtarësimit".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton nesër Kosovën! Takim me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti
10 Mars, 11:06
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
Risi nga Sylvinho për Botërorin, kapiteni i Dardanëve zgjedh Kombëtaren! Rebelohen te Kosova: Duka dhe FSHF të ndalen
8 Mars, 16:42
-
Augustin Palokaj: Përvoja e Kosovës me kërkesat e Amerikës
3 Mars, 08:53
-
Kosovë/ Policia aksion në Zubin Potok për strukturat paralele serbe, mbyllen 4 qendra për punë sociale! Dyshohet se 'shkelën vullnetin e votuesve'
21 Shkurt, 11:36
-
VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'
17 Shkurt, 09:47
-
Augustin Palokaj: Shpallja shumëpalëshe e pavarësisë së Kosovës
17 Shkurt, 08:28
-
Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë! E dalë nga zgjedhjet pret formimin e qeverisë! Kurti: Sot Republika më e fortë se asnjëherë më parë! Osmani: Ecim përpara
17 Shkurt, 07:13
-
'Amarcord'/ Reparti sekret ushtarak 8770, ku Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra u stërvitën! Rrëfimi ekskluziv i ushtarakut Eduart Abazi për Report Tv
16 Shkurt, 21:34
-
Enver Robelli: E djathta ekstreme evropiane si kërcënim për Kosovën
11 Shkurt, 16:00
-
Euro 2027, ‘The Guardian': Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë
10 Shkurt, 16:37
-
Frrok Çupi: Një Kosovë, i njëjti Grenell, por Trump tjetër
5 Shkurt, 16:53