Një zyrtar amerikan i ka deklaruar ABC News se një delegacion ukrainas ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara mbi kushtet e një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Sipas CNN-it, Ukraina ka pranuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, me vetëm “detaje të vogla” ende të pazgjidhura, shkruan televizioni amerikan në faqen e tij duke cituar “një zyrtar amerikan, edhe pse presidenti Volodymyr Zelensky ka theksuar se ka ende shumë punë për të bërë”. Zyrtari ka deklaruar: “Ukrainasit kanë pranuar marrëveshjen e paqes. Ka disa detaje të vogla për t’u rregulluar, por ata e kanë pranuar një marrëveshje paqeje.” Deklarata e Shteteve të Bashkuara duket se shkon përtej qëndrimit publik të zyrtarëve ukrainas, të cilët kanë gjithashtu një delegacion të pranishëm në Abu Dhabi dhe që kanë qenë në kontakt me sekretarin e ushtrisë Dan Driscoll. Në një postim në X, sekretari i sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, shkroi se delegacionet kishin “arritur një mirëkuptim të përbashkët mbi termat themelorë të marrëveshjes së diskutuar në Gjenevë”. “Ne tani mbështetemi te përkrahja e partnerëve tanë evropianë për hapat tanë të ardhshëm,” shkroi Umerov.
Lajmi kryesor:
Ukraina, kthesë në negociatat e paqes: Kievi ka pranuar draftin me 19 pika! Trump: Jemi shumë afër! Moska ‘e ftohtë’: Duhen ruajtur marrëveshjet e arritura











