Media zvicerane: Shqiponjat dykrenare goditën Serbinë në zemër

Media zvicerane: Shqiponjat dykrenare goditën Serbinë në zemër

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Media  zvicerane “Blick” falënderon Xhakën e Shaqirin për paraqitjet e sotme, në artikullin kryesor  ata shkruajnë:  Granit Xhaka, zvicerani me rrënjë kosovare godet Serbinë në zemër. Së pari me golin e barazimit e pastaj me shqiponjën dykrenare. Në anën tjetër Xherdan Shaqiri feston golin e fitores. Kaliningradi i Rusisë përkrahnin “vëllezërit” e tyre serbë, dhe fishkëllenin në çdo mundësi zviceranët me rrënjë në Ballkan.

Pas golit të parë të shënuar nga Mitrovic, pjesa e dytë i takoi Zvicrës. Zuber me një krosim gjen Shaqirin. Gjuajtjai e xhuxhit magjik ndalet, por topi vjen deri tek Xhaka që është i lirë, dhe ai e takon topin për mrekulli nga 25 metra duke e futur në gol. Xhaka që lëviz buzët kur këndohet himni zviceran, festoi në mënyrë shqiptare.

Çfarë provokimi ky për Serbinë e cila ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por ka edhe më mirë. Gavranovic gjen papritmas Shaqirin, i cili fut topin në mes të këmbëve të portierit Stojkovic. Ai heq fanellën e tij dhe bën Aladinin me llampë magjike. Serbët na sjellin fat!, shkruan Blick në artikullin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja