Mediat amerikane: Avioni ukrainas 'Boeing 737' me 176 persona në bord është goditur gabimisht nga raketat e Iranit

Mediat amerikane: Avioni ukrainas 'Boeing 737' me 176 persona në bord është goditur gabimisht nga raketat e Iranit

Mediat amerikane thonë se avioni ukrainas Boeing 737-800 me 176 persona në bord që u rrëzua dje në mbi qiellin e Teheranit, është goditur gabimisht nga raketat e Iranit.

‘CBS News’ duke cituar inteligjencën amerikane tha se ‘një satelit zbuloi "goditje" infra të kuqe të dy lëshimeve të raketave, të ndjekura më pas nga një shpërthim.

Ndërkohë, ‘Newsweek’ duke cituar Pentagonin, një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane, si dhe një zyrtar të inteligjencës irakene thotë se ata besojnë se avioni ukrainas u godit nga një raketë ‘Tor’, prodhim rus.

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se "kam dyshimet e mia" mbi aeroplanin. "Dikush mund të ketë bërë një gabim," 

Ukraina më herët tha se po shqyrtonte nëse një sulm raketash rrëzoi aeroplanin.

Rrëzimi erdhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë Anne Linde i tha Becky Anderson të CNN se asgjë nuk ishte duke u përjashtuar në lidhje me shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ftoi Mbretërinë e Bashkuar të bashkohet me hetimin e përplasjes në një telefonatë me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Zelensky sot deklaroi se Johnson e mbështeti këtë ide dhe theksoi se ekspertët më të mirë britanikë duhet të përfshihen në zbulimin e të gjitha rrethanave të tragjedisë.

Mes tensioneve të rritura mes SHBA dhe Iranit, Teherani ka thënë se nuk do t'i dorëzojë regjistruesit e fluturimit të rikuperuara.


Lajmi kryesor:

Rrëzimi i avionit ukrainas, del VIDEO-ja, Trudeau: U godit nga një raketë, Irani: Gënjeshtër e Madhe


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu