Rrëzimi i avionit ukrainas, del VIDEO-ja, Trudeau: U godit nga një raketë, Irani: Gënjeshtër e Madhe

Në fund të natës së gjatë që mund të kishte shkaktuar një luftë të re në Lindjen e Mesme viktimat e vetme ishin 176 pasagjerë dhe ekuipazhi ukrainas i Boeing 737 që u rrëzua disa kilometra në veri të Teheranit në orën 6 e  12 minuta  të mëngjesit, menjëherë pasi u ngrit në fluturim.

Në orët e furishme që pasuan sulmet në bazat amerikane në Irak dhe reagimet e mundshme, përplasja apo goditja u përjashtuan menjëherë si shkak i aksidentit si nga autoritetet ukrainase ashtu dhe nga ato iraniane.

Por më pas filluan të shfaqen disa dyshime. Më herët u zbulua se kishte 63 kanadezë në bord, që fluturonin për në Kiev dhe u përhapën zëra për një "evakuim me nxitim" të qytetarëve perëndimorë nga kryeqyteti i Republikës Islamike.

Shpjegimet e para nga Teherani ishin se shkaku i rrëzimit të avionit ishtezjarri në njërin prej motorëve, por që me kalimin e orëve u duk gjithnjë e më pak bindës sepse një Boeing 737-800 mund të fluturojë edhe me një motor, se rrëzimi nisi kur ai kishte arritur në lartësi 2400 metra me parametra normalë dhe se piloti nuk dërgoi asnjë mesazh radio në lidhje me rrethanat e pazakonta.

Linja ajrore saktësoi sot se avioni ishte i ri, i ndërtuar në vitin 2016 dhe kishte kryer kontrollet teknike më 6 janar.

Po dje autoritetet iraniane të aviacionit njoftuan se nuk do të dorëzonin kutitë e zeza, të rikuperuara gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet. Më pas Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Ali Abedzadeh saktësoi se hetimi do të kryhej nga Irani me "praninë" e hetuesve ukrainas.

Kujtojmë se në një ditë si dje, ndodhi edhe tragjedia e fluturimit Amsterdam-Kuala Lumpur, ku një avion u qëllua nga një raketë  mbi qiellin e Ukrainës në vitin 2014, në kulmin e tensiineve mes Ukrainës dhe Rusisë për shkak të zhvillimeve në Donbas.

Kievi ka deklaruar se nuk e përjashton hipotezën e një sulmi mbi avionin e rrëzuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
Shefi i NATO-s: Nuk ka asnjë arsye të mos besojmë se avioni ukrainas u rrëzua nga raketat iraniane


NATO nuk ka asnjë arsye për të mos besuar provat nga vendet aleate, përfshirë SHBA dhe Kanada, që tregojnë për një raketë iraniane që goditi avionin ukrainas i cili po fluturonte mbi qiellin e Teheranit
Duke folur në Bruksel, Jens Stoltenberg tha se ai nuk do të hyjë në detaje rreth inteligjencës së NATO-s, por tha se aleanca nuk ka asnjë arsye pse të mos besojë raportet që vijnë nga aleatë të NATO-s.
Stoltenberg e quajti përplasjen një "tragjedi" dhe theksoi nevojën për një hetim "të plotë dhe transparent" si dhe bashkëpunim të plotë nga Irani".

Ora 16:35
Irani thotë se mund të duhen deri në 2 muaj për të nxjerrë të dhënat nga kutitë e zeza

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, Irani tregoi kutinë e zezë nga avioni i rrëzuar i Ukrainës.

Zyrtarë të lartë të Autoritetit të Aviacionit Civil të Iranit thanë se mund të duhej një ose dy muaj kohë për të nxjerrë të dhënat nga kutitë e zeza. Ata gjithashtu mohuan teorinë se avioni ishte goditur gabimisht nga ndonjë raketë.  

"Dymbëdhjetë grupe ekspertësh janë ngritur për të hetuar përplasjen dhe informacioni duhet të mblidhet në mënyrë që të dalim në përfundimin e duhur", tha kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Irani, Ali Abedzadeh, në një konferencë shtypi në Teheran. "Deri më tani ajo që mund të them është se avioni nuk është goditur nga një raketë, ne duhet të kërkojmë shkakun e rrëzimit."

Ora 10:06
Irani: Avioni ukrainas u rrëzua. Trudeau: U godit nga një raketë (VIDEO)

Teherani mohon çdo akuzë dhe fillon hetimet për shkaqet e aksidentit që ndodhi më 8 janar duke ftuar "Ukrainën dhe Boeing të marrin pjesë". Sipas Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, raketa iraniane u qëllua "gabimisht". Franca e gatshme të vërë në dispozicion "aftësitë e saj"

Mund të jetë qëlluar gabimisht nga një raketë iraniane, avioni u rrëzua në Iran në orët e para të 8 janarit. Përplasja në tokën e Fluturimit 752 të International Airlines Ukrainian nuk la asnjë mundësi për pasagjerët: ndikimi shkaktoi vdekjen e të gjithë 176 personave në bord, përfshirë 63 Kanadezë. Ndërsa hetimet janë në pritje për të zbuluar shkaqet e aksidentit, qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanada spekulojnë se avionët mund të jenë qëlluar pa dashje nga një raketë iraniane, ndërsa Teherani mohon çdo thashethem si "joligjor".

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ai kishte prova se avioni ukrainas Boeing 737-800 me 176 persona në bord mund të ishte goditur "pa dashje" nga një raketë iraniane.

"Ne kemi informacione nga disa burime të inteligjencës, përfshirë edhe burimet e inteligjencës së aleatëve tanë. Provat tregojnë se aeroplani u qëllua nga një raketë iraniane Tokë-ajër."

Ndërkohë, Franca e ka bërë të ditur se është e gatshme të vërë në dispozicion ekspertizën e saj teknike në hetimin e rrëzimit të avionit, nëse autoritetet iraniane japin leje.

Dje Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ai ka dyshimet e tij për rrëzimin e avionit dhe se dikush mund ta ketë godituar atë gabimisht.

Irani sot u kërkoi Shteteve të Bashkuara të prisnin rezultatet e hetimit dhe hodhi poshtë pretendimet duke thënë se ishte "një gënjeshtër të madhe" ajo që po qarkullon se avioni ishte goditur nga Irani.

Teherani zyrtar tha se "Është për të ardhur keq që qeveria amerikane e mbështet këtë version me vetëdije. Kjo është fyerje për familjet e viktimave dhe bëhet me qëllime të caktuara”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme mediat amerikane thanë se avioni ukrainas ishte goditur nga raketat e Iranit. ‘CBS News’ duke cituar inteligjencën amerikane tha se ‘një satelit zbuloi "goditje" infra të kuqe të dy lëshimeve të raketave, të ndjekura më pas nga një shpërthim.

Ndërkohë, ‘Newsweek’ duke cituar Pentagonin, një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane, si dhe një zyrtar të inteligjencës irakene tha se ata besojnë se avioni ukrainas u godit nga një raketë ‘Tor’, prodhim rus.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë Anne Linde i tha CNN se asnjë shkak për rrëzimin e avionit nuk ishte i përjashtuar.

Ndërkohë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ftoi Mbretërinë e Bashkuar t’i bashkohet teknikëve ukrainas për hetimin e shkaqeve.

Ora 09:00
Irani akuzon SHBA për "gënjeshtër të madhe" për shkakun e rrëzimit të avionit ukrainas

Irani sot u kërkoi Shteteve të Bashkuara të prisnin rezultatet e hetimit për rrëzimin e aeroplani ukrainas dhe hodhën poshtë pretendimet duke thënë se ishte "një gënjeshtër të madhe" ajo që po qarkullon se avioni ishte goditur nga Irani.

"Askush nuk do të marrë përgjegjësinë për një gënjeshtër kaq të madhe dhe mashtruese” tha zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabiei në një deklaratë për ‘Press TV’.

"Është për të ardhur keq që qeveria amerikane e mbështet këtë version me vetëdije. Kjo është fyerje për familjet e viktimave dhe bëhet me qëllime të caktuara”, shtoi ai.

Rabiei tha se sipas rregullave ndërkombëtare, organizata e aviacionit të vendit ku ndodhi incidenti (Irani), organizata e aviacionit të Ukrainës, ndërtuesi i avionit (Boeing) dhe ndërtuesi i motorit të aeroplanit (Francë) mund të marrin pjesë në hetimin e incidentit.

Një delegacion nga Ukraina është tashmë në Iran, tha Rabiei. "Ne gjithashtu mirëpresim pjesëmarrjen e të gjitha vendeve që kanë humbur shtetasit e tyre”, shtoi ai.

Ministrit të Jashtëm të Ukrainës, viktimat përfshijnë 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre shtetas britanikë.

Ora 21:54
Del VIDEO-ja/ Momenti kur raketa iraniane godet avionin ukrainas me 176 pasagjerë

Mediat e huaja kanë publikuar një video të re ku shfaqet momenti kur është sulmuar avioni ukrainas nga forcat iraniane. Avioni në të cilin po udhëtonin 176 persona, është qëlluar në ajër, e për pasojë kanë humbur jetën të gjithë udhëtarët. 

Ora 18:34
Mediat amerikane: Avioni ukrainas 'Boeing 737' me 176 persona në bord është goditur gabimisht nga raketat e Iranit

Mediat amerikane thonë se avioni ukrainas Boeing 737-800 me 176 persona në bord që u rrëzua dje në mbi qiellin e Teheranit, është goditur gabimisht nga raketat e Iranit.

‘CBS News’ duke cituar inteligjencën amerikane tha se ‘një satelit zbuloi "goditje" infra të kuqe të dy lëshimeve të raketave, të ndjekura më pas nga një shpërthim.

Ndërkohë, ‘Newsweek’ duke cituar Pentagonin, një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane, si dhe një zyrtar të inteligjencës irakene thotë se ata besojnë se avioni ukrainas u godit nga një raketë ‘Tor’, prodhim rus.

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se "kam dyshimet e mia" mbi aeroplanin. "Dikush mund të ketë bërë një gabim," 

Ukraina më herët tha se po shqyrtonte nëse një sulm raketash rrëzoi aeroplanin.

Rrëzimi erdhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë Anne Linde i tha Becky Anderson të CNN se asgjë nuk ishte duke u përjashtuar në lidhje me shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ftoi Mbretërinë e Bashkuar të bashkohet me hetimin e përplasjes në një telefonatë me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Zelensky sot deklaroi se Johnson e mbështeti këtë ide dhe theksoi se ekspertët më të mirë britanikë duhet të përfshihen në zbulimin e të gjitha rrethanave të tragjedisë.

Mes tensioneve të rritura mes SHBA dhe Iranit, Teherani ka thënë se nuk do t'i dorëzojë regjistruesit e fluturimit të rikuperuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja