Mediat amerikane: SHBA, agjent të CIA në qarqet e larta ruse

Mediat amerikane: SHBA, agjent të CIA në qarqet e larta ruse

Agjensia Kombëtare e Zbulimit (CIA) ruante si burim të dhënash një person me qasje në nivelet e larta të Kremlinit, njoftuan gazeta The New York Times dhe rrjeti televiziv CNN. Informatori luajti një rol kryesor në vlerësimin se Presidenti rus Vladimir Putin udhëroi një fushatë ndikimi tek zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Asnjë prej këtyre organizatave amerikane të lajmeve nuk identifikoi personin në fjalë, por emri i tij u shfaq në disa media ruse.

Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se personi i emërtuar në njoftimet e mediave ruse ka punuar vërtet për zyrën e presidentit rus, por nuk ka qenë në pozicion të lartë dhe nuk kishte kontakte direkte me Putinin.

Të dyja organizatat amerikane të lajmeve thanë se personi u evakua nga Rusia në vitin 2017, pasi pati refuzuar një ofertë të mëparshme për t’u larguar nga vendi.

Rrjeti CNN tha se vendimi për ta larguar informatorin nga një post kaq i vlefshëm u mor pas shqetësimeve për keqmenaxhim të informacionit të klasifikuar nga Presidenti Donald Trump dhe anëtarët e administratës së tij. CIA e kundërshtoi këtë lajm dhe i tha CNN-it se agjencia i merr vendimet bazuar vetëm në “analizën objektive dhe mbledhjen e të dhënave të plota”.

Gazeta The New York Times bëri një lidhje mes evakuimit të informatorit dhe publikimeve në media të zbulimit të fushatës ruse për ndërhyrjen në zgjedhje, si dhe hamendësimet e ngritura në atë kohë për një burim nga brenda Kremlinit. Gazeta thotë se vetë jeta e informatorit është e rrezikuar dhe përmendi shembullin e ish-agjentit rus Sergei Skripal, i cili u dënua për aktivitet spiunazhi në favor të Britanisë dhe u helmua me një agjent kimik nervor vitin e kaluar.

Njoftimet thonë se humbja e një burimi me qasje të tillë në Kremlin, e ka lënë komunitetin amerikan të zbulimit pa informacion për veprimet më të fundit të Rusisë dhe planet e saj për të influencuar zgjedhjet e ardhshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar