Rusia ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Aleksandër Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Kremlini shpreson që drejtuesit e rinj të vendit të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive me Moskën, ndërsa ka vlerësuar kontributin e Vuçiçit në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi se bashkëpunimi me Rusinë është në interes të Serbisë dhe se Moska synon të vazhdojë zhvillimin e marrëdhënieve me Beogradin.

“Bashkëpunimi me Rusinë është në interes të Serbisë dhe i dobishëm për vendin. Sa na përket neve, synojmë të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve tona me Beogradin. Por, siç e dini, për tango duhen dy.veta Jemi njohur me rezultatet e zgjedhjeve në Serbi. E vlerësojmë shumë kontributin e Vuçiçit në zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit.

Peskov shtoi se Moska shpreson që Vuçiç të vazhdojë të kontribuojë në marrëdhëniet mes dy vendeve edhe nga opozita.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat! ‘Koalicioni Shqiptar’ arritje historike, siguron 2 deputetë në Parlamentin serb