Skuderia Mercedes është duke sabotuar punën e pilotit të saj, Lewis Hamilton, të paktën kështu pretendon një punonjës që ka dërguar një e-mail anonim.
Sipas asaj që raportohet nga gazeta e njohur britanike “Daily Mail” në një artikull të Jonathan McEvoy përmendet një mesazh e-mail i dërguar nga një punonjës anonim në të cilin janë bërë akuza shumë të rënda në lidhje me akte sabotimi ndaj Hamilton, i cili do të largohet nga skuderia në fund të vitit 2024 për t’iu bashkuar Ferrarit. E-maili mban datën 10 qershor.
Një situatë që në një farë mënyre të kujton atë që ndodhi me Christian Horner te Red Bulli, i cili gjithashtu ishte përfshirë në një situatë mjaft delikate. Sipas asaj që raportohet, Mercedes po përpiqet të kuptojë se cili është personi dhe në të njëjtën kohë dëshiron të distancohet nga përmbajtja e përmendur.
Megjithatë, siç theksohet në artikullin e McEvoy, gjithçka u konfirmua nga një burim brenda skuderisë, ku theksohet:
“Disa prej nesh në ekip janë të pakënaqur me sabotimin sistematik të Hamiltonit dhe makinës së tij, strategjinë e tij të gomave, taktikat e tij të garës dhe pasojat që lidhen me të. Bilanci psikofizik është ndërprerë dhe po ndodhin disa gjëra të pakëndshme për të cilat njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm."
Mbetet vetëm të kuptojmë zhvillimet e historisë dhe vërtetësinë e këtij e-maili. Padyshim që shtatë herë kampioni i botës po e pret një vit i komplikuar në Formula 1 dhe rezultatet nuk janë në lartësinë e pritshmërive të tij.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2953
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë
24 Nëntor, 09:10
-
Rohan Yzeiraj, piloti 9-vjeçar që përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në garat e Mini-Karting: Ëndërroj Formula 1 me Ferrarin
12 Nëntor, 14:40
-
Formula 1/ Max Verstappen monumental, niset nga fundi dhe fiton garën e Brazilit! Shiu shkakton probleme, pesë pilotë jashtë
3 Nëntor, 18:57
-
Formula 1/ Piastri 'djeg' Norrisin, McLaren dominon provat e lira në Brazil! Leclerc lë pas Verstappen, penalitet për kampionin e botës
2 Nëntor, 09:11
-
Formula 1/ Ferrari fiton Çmimin e Madh të Meksikës, Norris kalon Leclerc në fund! Verstappen larg podiumit
27 Tetor, 22:49
-
Formula 1/ McLaren apelon vendimin e komisarëve për garën e Austin
25 Tetor, 15:25
-
Pjesë e trashëgimisë së Michael Schumacher, del në ankand Ferrari i kampionit të Formula 1
24 Tetor, 10:55
-
Dorëzohet Charles Leclerc: Mund të fitojmë titullin si ekip, ai për pilotë është ende ‘në sirtar’
22 Tetor, 13:34
-
Formula 1/ Leclerc monumental, Ferrari shkëlqen në Austin! Verstappen në podium falë gjyqtarëve, Hamilton lë garën
20 Tetor, 22:44
-
Rikthehet Max Verstappen, 'pole' në SHBA! Ndjekin Russell dhe Leclerc
19 Tetor, 19:35
-
Skandal në Formula 1, tentativa për manipulim të garës
18 Tetor, 16:01
-
Rama ironizon “mosbindjen civile”: Manifestim politik për pushtet! Dy protesta ka pasur Shqipëria, atë të armëve kimike dhe studentëve
12 Tetor, 08:45